Sërish probleme me emigrantët në enklavën spanjolle Ceuta që ndan kufirin me Marokun.
Mëngjesin e kësaj të shtune, autoritetet marokene ndaluan një përpjekje nga ana e qindra migrantëve, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, për të arritur në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutës.
Sipas El País, përpjekjet për të arritur kufirin në zonën e El Tarajalit nisën rreth orës 6 të mëngjesit.
Agjencia shpjegon se grupi ishte fshehur në një zonë malore pranë qytetit Fnideq në jugperëndim të enklavës iberike në Marok. Autoritetet vazhdojnë të kryejnë kontrolle në rrugët kryesore të hyrjes në qytetin Fnideq.
Ndërkohë ekipet mjekësore kanë dhënë alarm për përkeqësimin e kushteve sanitare dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, në vendet ku mijëra migrantë janë lejuar të qëndrojnë sidomos në ambientet e hapur pranë bregut.












Komente
Komento