'Jo në emrin tim', protestë në Prishtinë kundër dënimeve të Gjykatës Speciale, qytetarët: Komandanti Salih Mustafa, i pafajshëm

 'Jo në emrin tim', protestë në Prishtinë kundër dënimeve të Gjykatës Speciale, qytetarët: Komandanti Salih Mustafa, i pafajshëm

Protestë në Prishtinë kundër dënimit të kreut të UÇK

Një protestë nën sloganin “Jo në emrin tim” ka filluar në Kosovë, e cila po mbahet kundër dënimeve të Gjykatës Speciale ndaj ish-eprorit të UÇK, Salih Mustafa. Protesta po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe janë mbledhur qindra qytetarë për të protestuar.

Protesta është e organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe është përkrahur edhe nga shoqatat. Protesta është thirrur pasi Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë kanë dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim.Një dënim i tillë është konsideruar i padrejtë në Kosovës.

Më e ashpër ndaj këtij dënimi ka qenë partia e Dardan Molliqajt dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

“Vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta. Prandaj ato nuk mund të shqiptohen në emrin tonë. Deklarimit të vendimit ndaj z. Salih Mustafa i parapriu shpjegimi politik; shprehjes “në emër të popullit” iu dha sqarim nga Gjykata; mandati i saj, thoshte sqarimi, vjen nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj dhe vendimet e kësaj gjykate rrjedhin nga populli i Kosovës. Por, përtej të qenurit sqarues, ky deklarim politik synonte diçka tjetër. Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-jurdik sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate i ka dorëzuar në Kuvend ftesa për pjesëmarrje në protestë të gjithë deputetëve, përveç Listës Serbe. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka përkrahur protestën kudër Gjykatës Speciale. Ai ka thënë për gazetën Nacionale, se po shohin mënyrat institucionale për ta zhbërë këtë gjykatë.

“Jam kundër Gjykatës Speciale. Po shohim mënyrën institucionale për ta zhbë. Protesta është e mirë dhe e drejt”, ka thënë Humolli.

Për çfarë u dënua Salih Mustafa?

Dhomat e Specializuara kanë mbajtur seancën përfundimtare rreth akuzave ndaj Salil Mustafës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën “Cali” gjatë luftës. Gjykata Speciale vendosi për akuzat për krime lufte që i ngarkoheshin Mustafës.AI u shpallë fajtor në 3 nga 4 pikat për të cilat akuzohej. Ai u shpallë fajtor, për ndalim arbitrar, torturë si dhe për vrasje të paligjshme. Duke e dënuar me dënim unik me 26 vjet burg.

Ndërsa për pikën 'trajtim çnjerëzor' është i pafajshëm.

Njoftimi i plotë:

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë, dhe duke marr parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve mbrojtëse të viktimave, Trupi Gjykues, në bazë të neneve 43 dhe 44 të Ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163 dhe 165 të Rregullores, ju shpall juve z. Mustafa, fajtor për:

“Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.

Pikën 4: vrasje e paligjshme si krim lufte, në bazë të nenit 14 1c i të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje.

“Trupi Gjykues ju shpall të pafajshmë për veprën për krimin e luftës të trajtimit çnjerëzor në pikën 2.” – lexoi gjyqtarja e Speciales.

“Pikën 1: Ndalim arbitrar si krim lufte sipas neneve 14 1c dhe 16 1a të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje në aktgjykim.

F.D/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja