Kërcimet e protestuesve para policisë janë dukur si akte gati gazmore në protestë, por nuk paskan qenë edhe aq origjinale sa u shfaqën.

Një video nga protestat në Paris tregon protestuesit, të rreshtuar përpara policisë që nuk lëviz asnjë muskul, teksa kërcejnë para atyre e u dërgojnë puthje me dorë. Lëvizjet i shoqërojnë edhe me këngë.

Vihet re se ndryshe nga ‘homologët’ e tyre në Tiranë, pjesa më e madhe e protestuesve janë pa maska të zeza dhe me veshje krejt të zakonshme përditshmërie.