Jo vetëm ushqimi na shëndosh,ja 8
arsyet shkencore pse shtoni peshë

Jo vetëm ushqimi na shëndosh,ja 8<br />arsyet shkencore pse shtoni peshë
Më shumë se gjysmë miliardë njerëz në botë janë obezë, por pesha jonë është rezultat i shumë faktorëve dhe ushqimi s’është i vetmi që duhet fajësuar.
 
Disa studime shkencore listojnë si një nga shkaqet e obezitetit mugesën e drekave dhe darkave me familjen. Sipas rezultateve fëmijët që ushqehen në familje së paku tre herë në javë kanë 24% mundësi që të hanë ushqime më të shëndetshëm se ata që i kushtojnë më pak rëndësi këti detaji.

Një faktor tjetër që ndikon në obezitet është edhe viti i lindjes. Nëse keni ditëlindjen pas vitit 1942 duhet të keni kujdes. Hulumtuesit kanë konstatuar se një masë e madhe e rrezikut varet nga viti i lindjes.

Një studim ka dalë në përfundimin se në restorantet ku gjatë ngrënies luhet muzikë klasike në sfond konsumohet më shumë ushqim dhe kafe. Kjo është diçka që ja vlen të merret parasysh edhe nëse ju doni të reduktoni shpenzimet tuaja.

Njerëzit janë të programuar të flenë kur është errësirë dhe të ushqehehn gjatë ditës. Puna gjatë natës bën që të shtoni peshë sepse prishet cikli fiziologjik.

Është provuar shkencërisht se mugesa e gjumit ju bën më të shëndoshë.  Shpjegimi është se gjumi luan një rol të rëndësishëm në energjine e metabolizmit, kështu që kur nuk flamë mjaftueshëm hamë më shumë.
Ekspozimi ndaj disa ndotësve të mjedisit është një nga shkaqet kryesor të rritjes së rrezikut nga obeziteti.
 
Të shpenzosh më shumë se dy orë në ditë ulur përballë televizorit rrit riskun e obezitetit. Të flesh me televizorin ndezur gjithashtu është një aspekt i dëmshëm që ndikon në shëndoshje. Sipas një studimi, ekspozimi ndaj dritës artificiale natën ndërkohë që flemë redukton nivelin e melatoninës, një hormon që na mbron nga çrregullimet metabolike të cilat shkaktojnë shtim në peshë.

Gratë të cilat vuajnë nga stresi janë të prirura që të vuajnë më tepër nga obeziteti. Por ka një lajm të mirë, pasi sapo ky çrregullim fillon të reduktohet edhe rreziku i shtimit në peshë bie.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën