Jo vetëm duele kombëtaresh në “Rusi 2018”, por edhe përplasje yjesh

Jo vetëm duele kombëtaresh në “Rusi 2018”, por edhe përplasje yjesh

Foto ilustruese

Tetë skuadra në garë dhe tetë kampionë të mëdhenj për t'u përballur me njëri-tjetrin në katër duele. Nis me Kylian Mbappé kundër Luis Suárez. Mund të flitej edhe Cavani kundër Griezmann, por i pari me shumë mundësi do të mungojë sot, ndërsa i dyti nuk e ka më rolin e protagonistit te Franca.

Tensioni do të jetë më i madh mes Brazilit dhe Belgjikës. Neymar kundër Hazard. Braziliani ka lënë pas dëmtimin. Një fillim jo bindës me një gol ndaj Kosta Rikas dhe një ndihmë për Serbinë, pastaj kundër Meksikës ai e tërhoqi Seleçao duke hapur rezultatin dhe duke kontribuar në golin e dytë të Firminos. A do të jetë Kazan Arena stadiumi ku Neymar do të shkëlqejë?

Ajo nuk varet vetëm prej tij, sepse në krahun tjetër është kapiteni belg Eden Hazard. I fuqishëm në të tri ndeshjet e luajtura: Belgjika ka sulmin më të mirë të Botërorit, por në krahun tjetër është Brazili, me mbrojtjen më të mirë.

Suedi-Angli duket një përballje e njëanshme yjesh, ku dritat janë drejtuar vetëm te Harry Kane. Megjithatë, te Suedia ka spikatur Emil Forsberg. Dhe mendoni për një moment, ai kishte një të ardhme në hokej mbi akull, por gjithsesi, në Kupën e Botës në futboll po rrëshket më mirë dhe po shënon gola vendimtarë.

Britanikët besojnë totalisht te Harry Kane dhe presin të tjerë gola. Gjashtë i ka shënuar, por më shumë se golat, tani vlen kalimi në gjysmëfinale.   

Dueli Rusi-Kroaci duket pak më ndryshe. Aleksandër Golovin është i vetmi premtim i vërtetë rus. Mesfushori siberian është në qendër të merkatos dhe shumë ekipe prestigjoze europiane e duan atë, por më parë duhet të shtyjë Rusinë e tij drejt një lavdie.

Nga ana tjetër, Luka Modriç, kapiten kroat, ka përgjegjësi më të madhe. Por është i sprovuar me finale të mëdha. Një yll i Botërorit që për pak u fik me humbjen e penalltisë ndaj Danimarkës, por kualifikimi në çerekfinale mund ta ketë motivuar edhe më shumë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja