Asambleja e 2 marsit e FSHF-së ishte e paligjshme dhe kësaj ia kishte frikën edhe federata pavarësisht se publikisht e mohonte. Për këtë arsye u kujdes të ndryshonte një nen të statutit, që fillimisht u duk si diçka rutinë.
Kjo kishte të bënte me anëtarët me të drejtë vote, të cilët pas ndryshimeve statutore, duke iu referuar nenit 14 dhe 17, duhet të firmosin një deklaratë ku angazhohen se çdo mosmarrëveshje me statutin, rregulloret, vendimet e FSHF-së ti zgjidhin vetëm në një gjykatë të arbitrazhit të pavarur, duke përjashtuar çdo gjykatë të zakonshme. Kjo nënkupton CAS-in e Lozanës ku pothuajse asnjë anëtar i shoqatave nuk ka mundësi të paguajë shpenzimet.
Mirëpo në rastin e asamblesë së 2 marsit kjo bie në kundërshtim me FSHF-në pasi neni 92 i statutit thotë që ‘anëtarët këtë deklaratë duhet ta firmosin brenda një harku 6 mujor nga miratimi i statutit, në të kundërt humbasin të drejtën e votës’. Duke qenë se statuti i ri është miratuar në janar të 2021 atëherë afati ishte deri në korrik të 2021. Kjo nuk ndodhi deri më 2 mars, që do të thotë se anëtarëve iu hiqej e drejta për të votuar.
Për të shmangur këtë kolaps drejtuesi i asamblesë së 2 marsit Edvin Lobohova, njëkohësisht zv/president i federatës, propozoi të pezullohen efektet e nenit 92 edhe për një periudhë 12-mujore. Ky propozim më pas u miratua nga anëtarët në sallë, por ligjërisht është i pavlefshëm pasi anëtarët në këtë moment ishin të pezulluar, duke qenë se ende se kishin firmosur deklaratën që mosmarrëveshjet të zgjidheshin në një gjykatë të pavarur.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'
23 Janar, 15:32
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa e Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46