Reagimi i parë pasi shqiptarët u njohën me kandidatët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit ishte e ish-nënkryetarit e Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në lista edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.
Mbrëmë Lulzim Bashës iu desh të priste sekondën e fundit të afatit për të dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Mbase edhe si një taktikë për të mos agravuar përplasjen brenda PD-së, Basha ka bërë të njëjtën gjë si në zgjedhjet e kaluara, duke i 'surprizuar' të gjithë në momentet e fundit.
Por përqendrimi në shtyrjen sa më shumë ka bërë që në listat e Lulzim Bashës të ketë parregullsi dhe gafa.
Nga një vështrim i thjeshtë në lista shikon se shumë kandidatëve janë me gjeneralitete të paplotësuara, 24 gjithsej në 9 qarqe. Qesharake është fakti se 2 në Tiranë dhe disa kandidatëve të tjerë në qarqe të tjera janë edhe pa gjini.
Vetëm në Tiranë Basha ka dorëzuar në KQZ 9 kandidatë të cilëve u mungojnë atësia, mëmësia dhe data e lindjes. 2 prej kandidatëve në kryeqytet nuk kanë as gjininë.
Qarqe të tjera me problematika janë Gjirokastra me 3 kandidatë pa gjeneralite të paplotësuara, Fieri me 4, Kukësi me 1, Korça me 2, Durrësi me 1, Shkodra me 1, Elbasani me 1 dhe Berati me 2.
Një listë e tillë, me gafa të tilla nuk është vetëm tregues i 'sikletit' që ka pasur lideri i opozitës nga publikimi i ekipit të tij për përballjen në zgjedhje por edhe një mungesë respekti për elektoratin të cilit i drejtohen.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24