Jo vetëm Luiza Gega, mundësi Abakarov do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike 'Paris 2024'

Jo vetëm Luiza Gega, mundësi Abakarov do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike 'Paris 2024'

Zelimkhan Abakarov

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar edhe zyrtarisht se mundësi Zelimkhan Abakarov ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Paris 2024". Mundësi me origjinë nga Çeçenia prej vitesh tanimë garon për Shqipërinë, teksa 30-vjeçari i ka dhënë vendit tonë disa medalje.

Rusi mori medalje bronzi në Botërorin e zhvilluar pak javë më parë në Serbi, kjo për peshën deri në 57 kilogramë, me KOKSH që konfirmoi se Abakarov do jetë në "Paris 2024" me ngjyrat e Shqipërisë.

Edhe pse e kishim njoftuar më parë se rusi do ishte në Lojërat Olimpike, tanimë është KOKSH që ka konfirmuar diçka të tillë. Kujtojmë se një vit më parë Abakarov u shpall kampion bote në këtë peshë.

Pas Luiza Gegës që ka marrë biletën për në Paris dhe do përfaqësojë Shqipërinë në garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë, edhe Abakarov do garojë me ngjyrat kuqezi për Shqipërinë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur