Pogradec jeton nënë Ryfetja, 78-vjeçe, e cila për më shumë se një dekadë ka luftuar me kancerin e gjirit. E diagnostikuar në moshën 56-vjeçare, ajo përballoi 14 operacione, gjashtë kimioterapi dhe pesë muaj rrezatime por kurrë nuk e humbi shpresën.

“Në vitin 2004, më 15 mars, bëra operacionin e parë. E kapa në kohë. Nuk u tremba fare. Kur e kap në kohë, 90 për qind është e shërueshme. Kam pasur dhimbje të forta, temperaturë, skuqjepor nuk kisha frike. Vazhdova terapine deri ne vitin 2014”, u shpreh Ryfete Palla.

E vetme, me burrin e sëmurë dhe fëmijët në emigracion, ajo u përball me te gjitha veshtiresitë. Në çdo ndërhyrje e në çdo kimio, nuk e humbi shpresen.

“Vetë kurohesha, vetë operohesha. Burri ishte në shtëpi, po s’dinte gjë se ai nuk dëgjon mirë. Fëmijët s’mund të vinin, s’kishin karta. Vetëm dilja nga operacioni, rrija dy ditë në reanimacion dhe kthehesha në shtëpi. Kam bërë 14 operacione, por nuk u dorëzova”, tha më tej, duke sqaruar se ka vuajtur nga disa sëmundje, por tashmë gëxon shëndet të plotë.

Nënë Ryfetja rrëfen edhe anën tjetër të sistemit shëndetësor; atë ku shumë pacientë ndeshen me korrupsion, mungesë humanizmi në Onkologjikun e QSUT-së.

“Unë vetë nuk pata probleme, s’më mungoi as financa e as trajtimi se m’i dërgonin paratë fëmijët, por shihja të tjerë që vinin e s’kishin lekë, s’i priste njeri. Disa duhej të jepnin nën dorëpër t’u futur në radhë. Ka pasur raste dhe kanë vdekur s’kishin të paguanin, u shpreh ajo.

Një grua e fortë, sic e cilëson veten, me zemër çeliku, Ryfete Palla ka një mesazh për gratë e vajzat.

 

“Motrat tona, nënat tona, të mos kenë frikë. Të bëjnë kontrolle. Kanceri, po e kape në kohë, kurohet. Por nëse ke frikë, tumori të ha nga brenda, pa e kuptuar”, shprehet ajo për Report TV.