TIRANE, 21 Nentor / ATSH / - Nisma "Ta pastrojmë Shqipërinë në një Ditë",ka mbërritur edhe në Korçë. Që në orën 09:00 të mëngjesit, në disa pika të ndryshme në qytet janë përë nismëtarët e parë. Nxënës shkollash dhe qytetarë të Korçës,kanë nisur pastrimin në lagje e në ambiente publike.Në këtë nismë është bashkuar edhe stafi i Bashkisë,duke pastruar një nga zonat më problematike, zonën tek ish Parku i Industrisë.
Ky akision nuk është një nismë e marrë vetëm në një ditë, por nëpërmjet programit të pastrimit "18 ditë në 18 Lagje", Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashki, kryen ndërhyrje të vazhdueshme për pastrimin e zonave të ndotura në të gjjitha lagjet e qytetit./a.g/












