Jo vetëm Santorini! Greqia nuk gjen paqe, tërmeti 5 ballë shkund Patrën, s’ka raportime për të lënduar

Jo vetëm Santorini! Greqia nuk gjen paqe, tërmeti 5 ballë shkund Patrën, s’ka raportime për të lënduar

Foto ilustruese

Greqia nuk gjen paqe nga lëkundjet e pandërprera sizmike. Këtë herë jo në ishullin Santorini, por në Patra.

Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka shkundur vendin fqinj mbrëmjen e sotme (18 Shkurt) rreth 19:00 me orën lokale, në Kyllini. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.

Konkretisht, sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhet 7 kilometra në veriperëndim të Kyllinit me thellësi fokale 18.7 kilometra.

Siç bën të ditur në postimin e tij sizmologu Akis Tselentis, lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra, por nuk ka pasur probleme, informon media.

Zona ka një të kaluar të rëndësishme sizmike, thotë Gerasimos Papadopoulos, një tjetër sizmiolog grek. Ndërkohë që në Santorini, edhe pse intensiteti i lëkundjeve ka rënë ndjeshëm, paniku mbetet prezent pasi herë pas here shoqërohet me tërmete që kalojnë edhe 5 ballë.

Harta e tërmetit në Greqi

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar