Jo vetëm “VAR”, Champions League rikthehet me ndryshime të mëdha 

Jo vetëm “VAR”, Champions League rikthehet me ndryshime të mëdha 

Champions League

Të martën me datë 12 shkurt rikthehet Champions League pas një periudhe të gjatë pushimi me disa ndryshime rrënjësore. E para ka të bëjë me përdorimin e “VAR”, teknologjisë e cila ka sjellë revulucion në futboll edhe pse për të ka shumë kontestime.

Ajo do të aplikohet për herë të parë në ndeshjen Roma-Porto, ndërkohë që Roberto Rosetti, kreu i sektorit të arbitrave në UEFA, ka bërë të qartë rastet se kur do të nevojitet përdorimi i teknologjisë.

Sipas Rosetit “VAR” do të përdoret kur ka gabime të qarta dhe evidente, specifikisht në katër raste: 1-Kur shënohen golat, nëse ka patur faull apo ka qenë pozicion jashte loje, 2- vendimet për penallti dhe shkaqet që të çojne drejt një penalltie,3- i kuq direkt dhe 4- kur ka ngatërrime të lojtarëve.

Ndryshe se ç’ndodh në kampionatet e Europës kur përdoret “VAR”, në “Champions League” tifozët do të kenë mundësi të shohin në monitored e stadiumit të gjitha rastet e diksutueshme.

Ndërkohë një ndryshim tjetër në “Champions” është bërë për ndeshjet të cilat do të shkojnë në shtesë për të përcaktuar fituesin. Trajnerët e të dy ekipeve në këtë rast do të kenë mundësinë për të bërë zëvendësimin e katërt, diçka e cila për herë të parë ndodhi gjatë Botërorit. Një tjetër ndryshim ka të bëjë më futbollistët. Është hequr pengesa për të aktivizuar futbollistët të cilët gjatë pjesës së parë të sezonit kanë luajtur për ekipe të tjera.

Këta janë tre ndryshime të cilat synojnë që ta bëjnë “Champions League” akoma edhe më atraktive. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës