Gjesti emocionues, ushtarët amerikanë të 'Defender 21' me paratë nga xhepi i tyre dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe në Kamëz

TIRANË- Në Shqipëri jo vetëm me mision ushtarak, por edhe human. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane të mbërritura në vend në kuadër të stërvitjes 'Defender 21" kanë shpërndarë dhurata për nxënësit me aftësi ndryshe në shkollën " Halit Coka" në Kamëz.

Gjithçka ka qenë një kontribut me paratë e tyre personale, duke u dhuruar fëmijëve me pajisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta.

"Event me rëndësi sot në shkollën tonë. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane dhe të aleatëve vizituan shkollën e re me standarte bashkëkohore. Ekipi I kryesuar nga Koloneli i Divizionit 53 të Gardes Kombëtare të Floridës z. Blad si dhe përfaqësues të ambasadës  amerikane në Tiranë,vizituan ambjentet e shkollës, ku shprehen konsideratat më të larta për infrastrukturën shkollore dhe mikpritjen  e rezervuar nga shkolla për ta.

Në fund në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ata me buxhetin e mbledhur nga xhepi  i tyre dhuruan dhjetëra çanta me paisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta për nxënësit me aftësi ndryshe", njofton shkolla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urimi: 26/05/2021 07:13

    C'pune kane neper shkollat e femijeve keta????!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale