Jo vetëm Shqipëria me Kosovën, edhe Serbia me Maqedoninë me doganë të përbashkët

Kryeministri Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takuan sot në pikën kufitare Tabanovc-Preshevë. Qëllimi i takimit ishte zbatimi i projektit “One stop shop” për menaxhim të përbashkët kufitar. “Vetë projekti do të thotë se do të kemi objekt të përbashkët e cila turistëve do tua lehtësojë kalimin përmes kufirit dhe do t’i zvogëlojë pritjet në vendkalimet kufitare. Ky është edhe një shembull i miqësisë së madhe mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë edhe më mirë dhe do të hapim vendkalime të tjera kufitare”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Objekti është në fazën finale dhe ngelet vetëm nënshkrimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Përveç lehtësimit të kalimit të turistëve, sipas Kryeministrit Zaev, kjo është lehtësi edhe për shkembimin e mallërave. E për këtë presidenti serb Vuçiç tha se bashkëpunimin ekonomik do të rritet edhe më shumë.

“Projekti është i rëndësishëm që njerëzit të mos humbin kohë dhe të mos presin gjatë. Kjo është me rëndësi për ekonominë e të dy vendeve dhe do t’i nxis turistët që të kakojnë nëpër vendet tona. Dëshirojmë që projekte të tilla të bëjmë edhe me vendet e tjera por më shumë kemi arritur me Maqedoninë. Ne jemi vende të afërta për nga aspekti strategjik”, u shpreh Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë. 

Një projekt të tillë do ta implementojnë edhe Shqipëria me Kosovën nga 1 janari 2019. 

Të pyetur për çështjet politike në Ballkan, kryeministri Zaev tha se Maqedonia përkrah çdo lloj zgjidhjeje pozitive mes Kosovës dhe Serbisë, që do të përparonte mirëqenine e qytetarëve dhe do të garantonte sigurinë e të dyja vendeve. Nga ana tjetër, i pyetur për çështjen e korrigjimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha se nuk e kupton se për cilet kufinj bëhet fjalë, sepse sipas tij Kosova është pjesë e Serbisë. Sa i përket referendumit në Shkup, presidenti serb tha se Serbia nuk do të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë, por gjithnjë tha se do të reagojë pozitivisht për zgjidhjen e problemeve me marrëveshje. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin