U ekzekutua me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari shqiptar pronar i një pike karburanti në Shijak! Kapen dy vrasësit, ishin shqiptarë

U ekzekutua me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari shqiptar pronar i një pike karburanti në Shijak! Kapen dy vrasësit, ishin shqiptarë

Foto nga vendi ku ndodhi vrasja

Mari Muka është 42 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Gjermani. Mësohet se viktima rezulton të jetë pronar i një pike karburanti në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë. Ndërkohë, mediat gjermane bëjnë me dije se janë arrestuar dy shqiptarë si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mari Mukës në Gjermani. Sipas mediave gjermane, autorët shqiptarë 20 dhe 26 vjeç, ishin të dy emra të njohur për policinë për lidhjet me trafikun e drogës!

Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje edhe policinë shqiptare, e cila po heton në lidhje me të shkuarën e 42-vjeçarit nga Shijaku.

Sakaq mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i 42-vjeçarit shqiptar në Krefeld në Gjermani. Dy persona mësohet se kanë qëlluar katër herë në drejtim të Mukës, ndërsa dy plumba e goditën në pjesën e pasme të kokës.

Viktima ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte proceduar për vepra të ndryshme penale për drogë dhe vjedhje. Muka jetonte që prej 2018 në Gjermani dhe kryesisht në Krefeld.

“Sipas statusit aktual të hetimit, mund të përjashtohet se 42-vjeçari ishte një viktimë e rastësishme. Megjithatë, motivi i kësaj vepre të përgjakshme është ende i paqartë. Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet”, tha prokurori i çështjes Axel Stahl.

Sipas Bild, dy autorët kanë shkuar në Krefeld me një Peugeot, blu të vjedhur. Aty kanë parkuar makinën dhe kanë pritur 42-vjeçarin shqiptar. Kur objektivi i tyre mbërriti, autorët e dyshuar dolën jashtë. Të dy shkuan rreth 30 metra drejt shqiptarit, më pas e qëlluan me katër të shtëna, dy prej të cilave mësohet se kanë qenë fatale, pasi shqiptari vdiq në vend.

Sipas policisë, të nesërmen e krimit u gjetën shenja plumbash në një fasadë shtëpie në kutinë postare. Autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Unazës Alter Deutscher. Nuk dihet nëse ata hipën në një automjet tjetër, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
U ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani, kapen dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit! Mediat e huaja: Ishin shqiptarë

GJERMANI- Dy shqiptarë janë kapur si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mari Muka në Gjermani. Sipas mediave gjermane, autorët shqiptarë 20 dhe 26 vjeç, ishin të dy emra të njohur për policinë për lidhjet me trafikun e drogës!

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë fillimisht për një kontroll rutinor nëse ishin personat e shpallur në kërkim për një krim tjetër, por më pas u shtuan dyshimet dhe tani të rinjtë akuzohen për vrasjen e 42-vjeçarit.

Kujtojmë se Mari Muka 42 vjeç shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) në Gjermani. Mësohet se viktima rezultoi të jetë pronar i një pike karburanti në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Viktima ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte proceduar për vepra të ndryshme penale për drogë dhe vjedhje. Muka jetonte që prej 2018 në Gjermani dhe kryesisht në Krefeld.

Ora 13:20
U qëllua me dy plumba pas koke, ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Gjermani! Pronar i një biznesi karburantësh në Shijak

1669711081_vrasje.JPG

Mari Muka është 42 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Gjermani. Mësohet se viktima rezulton të jetë pronar i një biznesi karburantesh në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Policia po merret me pistën e hetimit mbi rrethanat e krimit, ndërsa sipas detajeve të bëra me dije nga mediat gjermane, ekzekutimi i shqiptarit nuk ka qenë rastësor, pasi autorët e kishin ndjekur për disa momente derisa në fund e kishin qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës duke e lënë të pajetë në vendngjarje.

Biznesi në emrin e Mari Mukës
M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë