Joe Biden: Askush nuk është më i kualifikuar se unë për të fituar zgjedhjet

Joe Biden: Askush nuk është më i kualifikuar se unë për të fituar zgjedhjet

Gazetari George Stephanopoulos dhe Presidenti i SHBA Joe Biden

‘Askush nuk është më i kualifikuar se unë për të qenë president ose për të fituar këto zgjedhje’.

Kështu ka deklaruar presidenti Joe Biden, në intervistën e tij, për ABC News me gazetarin George Stephanopoulos në Madison, Wisconsin.

Performanca zhgënjyese e 81-vjeçarit Biden në debatin me rivalin e tij republikan 78-vjeçar më 27 qershor ka bërë që disa demokratë të ngrenë çështjen e tërheqjes së kandidaturës së tij.

Kongresmenët demokratë i kanë kërkuar Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden pranoi për të disatën herë se paraqitja e tij në telekonferencën me Trump nuk i përmbushi pritjet.

Gazetari Xhorxh Stefanopulos, ngriti edhe çështjen e testit kognitiv që Donald Trump e ka kërkuar vazhdimisht, duke e pyetur presidentin Biden nëse do të ishte gati t’i nënshtrohej një vlerësimi të tillë.

Presidenti amerikan u përgjigj se ushtrimi i detyrave të tij është i barabartë me një test kognitiv të cilit ai i nënshtrohet çdo ditë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hajduti vjedh paratë në Kishën e fshatit Vërnik në Devoll

Hajduti vjedh paratë në Kishën e fshatit Vërnik në Devoll