Presidenti i SHBA, Joe Biden është bërë sërish viral me një video që pa qarkullon në rrjet. Ai u pa sërish si i humbur gjatë një demonstrimi me parashutë në samitin e G7.
Ndërsa liderët e tjerë qëndruan në vend për të bërë fotografi, presidenti amerikan filloi të largohej ngadalë prej tyre dhe më pas qëndroi duke parë në të majtë, ndërsa dukej se vëzhgonte një parashutist që mblidhte pajisjet e tij.
Këtë veprim të presidentit 81-vjeçar, kryetarja e Komisionit Europian e pa e habitur, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni nxitoi për ta ndihmuar duke e kapur lehtë për krahu dhe e çoi përsëri te liderët e tjerë.