Joe Biden mposht koronavirusin, kthehet në zyrë dhe falenderon mjekët që u kujdesën për të

Joe Biden mposht koronavirusin, kthehet në zyrë dhe falenderon mjekët që u kujdesën për të

Joe Biden

Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka fituar betejën me koronavirusin. 6 ditë pas infektimit, bën me dije se i është kthyer punës në zyrë teksa ka falënderuar mjekët që u kujdesën për të.

Biden u njoftua të enjten për testin pozitiv. Ai është 79-vjeç, presidenti më i moshuar  që ka pasur në krye të shtetit Amerika. Ai  gjithashtu është  vaksinuar me dy doza dhe ka akses në kujdesin më të mirë të mundshëm.

Sapo mësoi se ishte infektuar, Biden u izolua dhe u mjekua me ilaçin antiviral Paxlovid. Pavarësisht se rezultoi pozitiv me Covid-19, Biden vijoi të kryente të gjitha detyrat e tij.  Në takime mori pjesë duke zhvilluar biseda telefonike dhe lidhje me video përmes Zoom.

Postimi në Twitter

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension