Joe Biden në Ballkan, në samitin për krizën e imigracionit dhe sigurinë

/ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden mbërriti sot në Zagreb për të marrë pjesë në një samit të vendeve të Ballkanit kushtuar në mënyrë të veçantë krizës së imigracionit duke shënuar gjithashtu dhe një interes të madh të Uashingtonit për këtë rajon me stabilitet ende të brishtë.
Ballkani perëndimor, shtetet e ish-Jogosllavisë dhe Shqipëria kanë një trashëgimi të rëndë nga konfliktet që kanë shkatërruar rajonin në vitet 1990.
Tensionet mes shteteve fqinje apo komuniteteve brenda të njëjtit vend lindin herë pas here, ndërkohë që prej fillimit të vitit ky rajon i varfër drejton si duhet valën e qindra mijëra imigrantëve nga Lindja e Mesme që kalojnë në vendet e tyre drejt parajsës së Evropës Perëndimore.
Pjesëmarrja e Bidenit në këtë samit të organizuar në Kroaci është një shenjë e vullnetit të Uashingtonit për të riforcuar praninë e tyre në Ballkan, ku Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol kryesor në kohën e konflikteve që shkatërruan ish-Jugosllavinë, theksojnë analistët.
Samiti do të zhvillohet nën masa të larta sigurie me 4 000 policë të mobilizuar në kryeqytetin kroat për të garantuar një zhvillim të sigurt.
Pas përqendrimit të vëmendjes në Lindjen e Mesme dhe pranimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, SHBA-ja rikthehet.
"Evropa ka dështuar në zgjidhjen e shumë çështjeve në rajon", theksoi Lidija Cehulic-Vukadinovic, profesore për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Zagrebit.
Biden dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ado të zhvillojnë takime me organizatorët në këtë samit si presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe homologun slloven, Borut Pahor si dhe me të ftuarit e tjerë, presidentët e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Malit t ëZi dhe Serbisë.
- Ballkani, një "arsenal potencial" -
Dhe sfidave me të cilat është përballur rajoni i shtohen kriza e imigrantëve dhe kërcënimi që përbën terrorizmi.
Marrëdhëniet ndëretnike janë të brishta, veçanërisht në Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë, kërcënimet për një rritje të ndikimit të islamit radikal janë shtuar në Bosnje, ndërkohë që situata ekonomike është pasigurt me një përqindje papunësie të lartë në të gjithë rajonin, veçanërisht tek të rinjtë.
"Ballkani mbetet një arsenal potencial", nënvizoi Cehulic-Vukadinovic.
"Përsa i përket kërcënimeve të tjera, SHBA ndodhet në këtë samit me qëllimin për të shmangur çdo destabilizim të mundshëm të rajonit", theksoi ajo.
Presidentja kroate përshëndeti pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit amerikan, Biden, që shfaq vullnetin e SHBA-së për tu përfshirë më aktivisht në diskutimet mbi rreziqet e sigurisë në Evropën juglindore.
"Qëllimi i samitit do të jetë riforcimi i bashkëpunimit dhe besimit të përbashkët në një moment kur rreziqet përsa i përket sigurisë janë në rritje", theksoi Pahor.
Biden do të takohet në kuadër të samitit me Tusk dhe zyrtarë të tjerë të rajonit, veçanërisht presidenten kroate dhe kryeministrin, Zoran Milanovic.
Ky samit ballkanik, i katërti, ka si origjinë një iniciativë të ndërmarrë në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, dy shtetet e vetme në rajon që kanë anëtare të Bashkimit Evropian.
Tre samitet e mëparshme janë zhvilluar nën pjesëmarrjen e presidentit francez, François Hollande, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit austriak, Heinz Fischer.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure