Joe biden president i SHBA/ Obama: S'mund të isha më krenar! Macron: Le të nisim Bashkëpunimin!

Joe biden president i SHBA/ Obama: S'mund të isha më krenar! Macron: Le të nisim Bashkëpunimin!

Fitorja e Joe Biden, ka shkaktuar reagime të shumta  dhe vlerësime. Ndër të parat që kanë reaguar është edhe ish-kandidatja Demokrate, Hillary Clinton,  e cila ka ka përgëzuar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Biden e ka uruar edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama i cili është shprehur se nuk mund të ishte më krenar për fitore e miqve të tij.

"Kur të numërohet secila votë, presidenti i zgjedhur Biden dhe nën-presidentja Harris, do të sigurojnë një fitore historike dhe bindëse,tha Obama.

Amerikanët do të jenë me fat që do të ta kenë Bidenin president, meqë kur ta marrë detyrën, ai do të përballet me sfida që nuk Iipasur asnjë president ndonjëherë, pandeminë e koronavirusit, ekonomi jo të barabartë ashtu sikurse sistemin e gjyqësorit, demokracinë në rrezik dhe klimën e rrezikuar.

Për zgjedhjen e Biden në krye të SHBA, kanë reaguar edhe liderët botërorë të cilët e kanë përgëzuar atë për fitoren.

“Urime Joe Biden për zgjedhjen si Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris  për arritjen e saj historike. SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe e mirëpres bashkëpunimin në prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike, tregtia dhe siguria”, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Menjëherë pas tij ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron i cili jo vetëm ka përgëzuar ata për fitoren por edhe o bërë ftesë Biden dhe Harris për bashkëpunim.

Presidenti i Francës tha se “Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre. Kemi shumë për të bërë për të tejkaluar sfidat e ditëve të sotme. Le të nisim të bashkëpunojmë!”

Presidentja e Komisionit Europian, në mesazhin e saj urrues ka risjellë në vëmëndje  miqësinë amerikano-europiane.

"Së bashku, kemi ndërtuar një partneritet transatlantik të paprecedent, të rrënjosur në historinë e përbashkët dhe vlerat demokratike, lirinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale dhe ekonominë e tregjeve të hapura”., tha Von Der Leyen.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, thotë se qeveria gjermane mirëpret punën me “qeverinë e ardhshme të SHBA”.

“Gjë e mirë që më në fund ka shifra të qarta. Mirëpresim punën me qeverinë e ardhshme të SHBA. Duam të investojmë në bashkëpunimin e një fillimit të ri transatlantik, një pakt i ri” tha ministri Mass në Twitter.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 07/11/2020 20:13

    Nuk e ka certifikuat Ristani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase