SHBA - Konflikti në Siri pritet të figurojë në krye të problematikave, që do të diskutohen nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden gjatë turneut evropian, përmes të cilit ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Biden, i cili bëri betimin dy javë më parë për një mandat të dytë përkrah presidentit Barack Obama, do të marrë pjesë këtë fundjavë në Konferencën mbi Sigurinë në Mynih, Gjermani.
"Pas punimeve, Biden do të zhvillojë bisedime ditën e shtunë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndërmjetësin ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi dhe me shefin e opozitës, Ahmed al-Khatib mbi konfliktin në Siri", deklaroi këshilltari i zëvendëspresidentit për Sigurinë Kombëtare, Tony Blinken.
Ky njoftim u shpall pas sulmit izraelit kundër një qendre kërkimore ushtarake siriane, që ndodhet mes Damaskut dhe vijës kufitare libaneze.
Redaksia online
(atsh/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com