Presidenti Biden dhe ish-Presidenti George Bush urojnë shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

President i SHBA-ve Joe Biden ka uruar shqiptarët përmes një videomesazhi në ceremoninë që aktualisht po zhvillohet.

'Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.
Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.'- tha Biden.

Edhe ish-presidenti George Bush, uroi shqiptarët për marrëdhëniet me SHBA-në, ku kujtoi kohën kur vizitoi Shqipërinë dhe falenderoi shqiptarët për mikpritjen e tyre.

Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi i miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007 isha krenar që u bëra presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk e harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara.

Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojë të punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtën e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’u shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë mike dhe aleate. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë", thuhet në mesazhin e Bush të cilin e lexoi ambasadorja Yuri Kim. 


Lajmi kryesor:

100-vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, uron Biden: Krah jush në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë! Rama: Vendi ynë baza politike e Amerikës në Rajon


G.MO/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin