100-vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, uron Biden: Krah jush në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë! Rama: Vendi ynë baza politike e Amerikës në Rajon

TIRANË- Në kuadër të vendosjes së 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, ambasada amerikane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Jashtme, organizuan sot aktivitet festiv për të vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të pranishëm në aktivitet janë figura më të larat të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetari i grupit parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, etj, ndërsa u vu re se nuk kishte asnjë përfaqësues të Rithemelimit të Sali Berishë si cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe. 

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se pak ditë më parë nga Washingtoni ka marrë një propozim për thellimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në. Rama tha se Shqipëria është baza politike e SHBA-së në rajon. Mesazhet në këtë ditë, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ia përcjellë të dyve, Berishës që sipas tij i druhet reformës në drejtësi, dhe Metës, që së fundi Autoriteti i Dosjeve e ka cilësuar bashkëpunëtor të ish-Sigurimit.

‘Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria sot nuk do ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe me të shkuarën, deri tek hijet e të shkuarës më të errët komuniste që ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por që prapë, pa prit e pa kujtuar, na dalin përpara.  S’ka dot këtu një burrë që ia thotë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sy ato që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dalë nga shtëpia se i shikojnë damkën në lule të ballit. ’- tha Rama.

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, vlerësoi në fjalën e saj marrëdhiet diplomatike Shqipëri-SHBA, ku nënvizoi se një gjë mbetet gjithmonë e pandryshuar, fakti se  SHBA nuk është lëkundur kurrë nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Yuri Kim përcolli edhe mesazhin e ish-presidentit George W Bush, i cili është i pari president amerikan që ka vizituar Shqipërinë.  George Bush, uroi shqiptarët për marrëdhëniet me SHBA-në, ku kujtoi kohën kur vizitoi Shqipërinë dhe falenderoi shqiptarët për mikpritjen e tyre.

‘Unë dhe Laura ju dërgojmë urimet më të ngrohta. Ky gurë kilometrik është një dëshmi e miqësisë mes vendeve tona, Nuk e harrojmë kurrë mikpritjen dhe kohën e bukur që kaluam në vendin tuaj, Jam I lumtur të shoh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe SHBA-ja është krenare që ju quan aleate.’- tha presidneti Bush në fjalën tij.

Presidenti aktual, Joe Biden, në fjalën e tij përshëndetëse, u tregua më i drejtëpërdrejtë dhe vuri theksin tek mbështetja në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.

‘Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE.’-  tha presidenti  Biden.

Presidenti i vendit Bajram Begaj, tha se këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Begaj në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në: Ne qëndrojmë sot krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan

 

Në fjalën e tij në kuadër të veprimtarisë festive të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, presidenti i vendit Bajram Begaj u shpreh se këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë.

‘Edhe për mua, ashtu si edhe për parafolësit, është kënaqësi e veçantë që sot mblidhemi edhe një herë për të kremtuar 100-vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë më të madh strategjik. Nuk do të doja të përsërisja aspak çka u tha më parë, por gjithsesi nuk mund të rri dot pa evidentuar (edhe njëherë) një moment të historisë, që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

Padyshim që rolin më të rëndësishme në krijimin e këtyre marrëdhenieve e ka luajtur Presidenti Uillson. Emër që ka fituar mirenjohjen e gjithë zemrave shqiptare – siç thoshte Noli, i cili bashkë me Konicën dhe Vatranët e tjerë, besonin fort në politikën amerikane të kohës dhe vunë gjithçka patën në shërbim të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Ishte Presidenti Uillson  që, me vizionin dhe përkushtimin e tij për një rend të ri botëror dhe një diplomaci të hapur, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe moscopëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.

Ishte pikërisht kjo mbështetje e fuqishme që hodhi bazat më pas për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike si sot 100 vjet më parë. Njëqind vite në historinë e trazuar të një vendi nuk janë pak. Këto janë vite të cilat e kanë shënjuar historinë e vendit tonë, ndërsa miqtë tanë amerikanë na kanë frymëzuar në rrugën drejt zhvillimit dhe forcimit të demokracisë.

Këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë. Sot ne qendrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. SHBA janë jo vetëm pjesë e aspiratave të kombit tonë, por edhe garantë të arritjeve tona.

Rezultatet në reformimin, transformimin dhe mirëqeverisjen, si dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë, diplomacisë, sigurisë e mbrojtjes dhe sundimin e ligjit, e kanë shndërruar vendin tonë në një partner i cili përmbush rolin koherent, konstruktiv dhe diplomatik. Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan. Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare. Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë. Jam besimplotë se Shqipëria dhe Amerika do të vijojnë të jenë miq dhe partnerë të palëkundur të progresit. Partneriteti i ngushtë strategjik me SHBA-të do të gjejë hapësira të reja, ndërsa miqësia dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të zhvilluara në këto 100 vite, do të vijojnë të forcohen dhe përmirësohen edhe në qindra mijëra vitet e ardhshme.’- tha Begaj.

Ora 11:49
Rama: Do thellojmë marrëdhëniet strategjike! Jemi baza politike e SHBA-ve, gjëja që Enveri luftoi 50 vite që mos ndodhte

 

Kryeminsitri Edi Rama në fjalën e  tij u shpreh se është nder e privilegj që dy vendi ynë dhe SHBA ka një një marrëveshje strategjike, gjë që është propozuar nga Uashingtoni të thellohet. Rama u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite.

'Në fund dua të them se është vërtetë nder dhe privilegj që ne kemi arritur të nënshkruajmë një marrëveshje partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që së fundmi pak ditë më parë kemi marrë nga Washingtoni propozimin për ta thelluar dokumentin e partneritetit strategjik. Është diçka jashtëzakonisht domethënëse që flet për një angazhim strategjik dhe thelbësor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, por jo vetëm me Shqipërinë, përmes Shqipërisë edhe me rajonin. Shqipëria është baza politike e Shteteve të Bashkuara në këtë rajon, është epiqendra e veprimtarisë së Shteteve të Bashkuara në të gjitha planet. Është fiks gjëja që Enver Hoxha luftoi 50 vjet që mos të ndodhte. Dhe shkoi e ndodhi komplet në ekstremin tjetër të asaj që ai u përpoq të pengonte. Dhe ne jemi jashtëzakonisht të privilegjuar dhe unë jam shumë besimplotë që falë kësaj marrëdhënieje ne do ta ndryshojmë rajonin. Do ta ndryshojmë rajonin një herë e përgjithmonë. Natyrisht që, do të vazhdojmë të përballemi me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin, edhe Kosovën nga çartja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ne do ta ndryshojmë rajonin dhe me Ballkanin e Hapur që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, është e vërtetë, të mos jetë më kurrë kërcenim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijesh dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet. Nuk po hyj më thellë në aspektet më konkrete të këtyre marrëdhënieje, të cilat i takojnë bashkëpunimit qoftë në fushën ushtarake, qoftë në fushën ekonomike, aq më tepër që pas meje do flasë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura deri pak ditë më parë dhe fatmirësisht presidenti i ri i Republikës! Faleminderit!’- tha Rama.

Ora 11:39
Rama 'thumbon' Metën dhe Berishën: S’ka asnjë burrë që t'ja thotë SHBA-së atë që mendon në sy, kur i dridhen gjunjët nga Reforma në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në tha se pa SHBA-në mbase Shqipëria nuk do të ekzistonte. Duke iu referuar ngjarjeve me Sali Berishën, Rama tha se nuk ka forcë kundër amerikanëve, por vetëm mllef dhe ndjenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se në këtë vend 'nuk ka një burrë që t’ja thotë hapur Amerikës atë që mendon'.

‘Në fakt, nuk është një 100 vjetor që vjen pas një miqësie të lumtur, është një 100 vjetor që vjen pas një historie që, siç thashë, është përcaktuese për këtë marrëdhënie sot, historia e ndarjes me dhunë, me zjarr dhe hekur e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe e shkëputjes totale të çdo lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje e vendosjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste.

Në njëfarë mënyre, Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë pa kushte, ende pa kushte sot për sot, të shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara, ka punuar thuajse gjysmë shekulli, për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Ky është një ekstrem, i cili i bën mirë Shqipërisë në këtë fazë të historisë së saj sepse Shqipëria është një vend i vogël, është një vend që është në nevojë të madhe për t’u zhvilluar dhe për tu forcuar, është një vend që e ka të domosdoshme një aleat të madh dhe aleat më të madh dhe më të fortë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Shqipëria dhe askush tjetër  nuk mund të gjejë dot.

Për të ardhur sot në këtë ditë ku Shqipëria është ndryshe nga sa ishte, pasi u rivunë marrëdhëniet, dhe në këtë ndryshim, padiskutim, ka një rol të veçantë kjo marrëdhënie dhe ka një kontribut të veçantë kjo miqësi. Nëse do ta parafytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre 30 viteve, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse mund të kishim lirinë dhe mund t’i kishim hapur vetes rrugën për të ndërtuar demokracinë,  e marrim vetë me mend se çfarë do ishte Shqipëria sot; gjithçka tjetër, por jo një vend ku po zhvillohet një reformë e thellë në drejtësi, gjithçka tjetër, por jo një vend ku vazhdon përpjekja e përditshme për t’u ndarë nga e shkuara, gjithçka tjetër, por jo një vend dhe popull i mbrojtur nga vetë xhagajdurët e tij, që kanë qenë historikisht arsyeja kryesore pse shqiptarët nuk kanë mundur të nxjerrin në pah të gjithë potencialin e tyre.

Sot, janë të panumërta arsyet, pse bazuar në historinë e këtyre 30 viteve, kjo është një marrëdhënie e pazëvendësueshme strategjike dhe arsyet pse ne duhet ta durojmë me buzëqeshje, madje dhe me kënaqësinë, protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.

Është shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë ku pa zërin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë vit kur Fan Noli iu lut përulësisht presidentit Wilson, Shqipëria mbase nuk do ekzistonte.

Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit, por më shumë se kaq, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria sot nuk do ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe me të shkuarën, e cila vazhdon të jetë pjesë e përpjekjes sonë të përditshme, e cila vazhdon të rishfaqet përpara nesh në forma nga më të ndryshmet, që nga rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezistenca ndaj krijimit të kushteve që në këtë vend të ketë drejtësi të drejtë për të gjithë e deri tek hijet e të shkuarës më të errët komuniste që ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por që prapë, pa prit e pa kujtuar, na dalin përpara. 

E mira është që në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane apo dhe anti-europiane dhe edhe kur ka mllef, edhe kur ka ndjenjë hakmarrjeje, jo ndaj SHBA, por ndaj politikës së SHBA-së, siç është mllefi dhe ndjenja e hakmarrjes ndaj reformës në drejtësi, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje deri në pikën që “ne e duam Amerikën më shumë se ambasadorët amerikane”. Ky është aspekti komik i historisë së kësaj marrëdhënieje, por nga ana tjetër edhe dhe shumë domethënës për faktin që s’ka dot këtu një burrë që ia thotë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sy ato që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dalë nga shtëpia se i shikojnë damkën në lule të ballit. Gjithmonë, të gjithë jemi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa janë për marrëdhëniet me këto Shtete të Bashkuara të Amerikës, disa duan ato shtete të Bashkuara të Amerikës se janë pasardhës të Lincolnit apo të Rooseveltit edhe kanë probleme me nivelin.’- tha Rama.

Ora 11:27
Presidenti Biden dhe ish-Presidenti George Bush urojnë shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

President i SHBA-ve Joe Biden ka uruar shqiptarët përmes një videomesazhi në ceremoninë që aktualisht po zhvillohet.

'Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.
Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.'- tha Biden.

Edhe ish-presidenti George Bush, uroi shqiptarët për marrëdhëniet me SHBA-në, ku kujtoi kohën kur vizitoi Shqipërinë dhe falenderoi shqiptarët për mikpritjen e tyre.

Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi i miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007 isha krenar që u bëra presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk e harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara.

Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojë të punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtën e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’u shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë mike dhe aleate. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë", thuhet në mesazhin e Bush të cilin e lexoi ambasadorja Yuri Kim. 

Ora 11:23
Yuri Kim: Nuk jemi lëkundur për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në fjalën e saj u shpreh se SHBA nuk është lëkundur kurrë nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

‘Ishte një pishtar që u fsheh. Ne kemi nderin e madh të trashëgojmë atë pishtar dhe ta mbrojmë atë, ditë dhe natë që ai të ngrohë miqësinë mes popullit shqiptar dhe amerikan. Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuja në NATO. Krenar që jemi partner në Këshillin e Sigurimit dhe sërish krenar që këtë muaj t’u mbështesim edhe në integrimin e BE-së. Nuk jemi lëkundur kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar.’- tha Kim.

Ora 11:19
Xhaçka për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro amerikane: Edhe 50 vite komunizëm nuk mund ta zhbënin

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, mbajti një fjalim në kremtimin e 100-vjetorin të marrëdhënieve tona.

‘Ju faleminderit që jeni këtu bashkë me ne, për të kremtuar 100 vjetorin marrëdhënie të vendeve tona. Kjo nuk është një marrëdhënie e rëndomë siç lidhen zakonisht për interesa, është kaq e fortë dhe e konsoliduar e sa edhe 50 vjet komunizëm nuk mundën ta zhbënin dhe nuk e zbehen.’- tha Xhaçka ndër të tjera.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/07/2022 02:31

    Megjithese e vleresoj shpirtin artistik dhe veror te z.Rama ne perzgjedhjen e veshjes,te huazosh ngjyrat e /Miami vice/ te viteve 80' me duket e tepruar.

    Përgjigju
  • Falko: 28/07/2022 16:49

    Braçe, Braçe ku ka shkuar? Ça bëhet me shalqirin? Sa ka shku çmimi? Dil Braçe dhe namin bëj…varja të tjerave, shalqirin shiko.

    Përgjigju
  • Turi: 28/07/2022 16:23

    Ore cfare te mire na ka sjelle amerika, thjesht per informacion ?

    Përgjigju
  • Tosi: 28/07/2022 14:14

    Kryedallkauku ende vazhdon me injorancen e ti tipike serviliste. "Nuk ka asnje burre ti thote Amerikes ate qe mendon se i dridhen gjunjet nga rrenforma ne drejtesi." E bukur kjo. Rrezaton idiotesi, madje ofendim per vete vlerat amerikane te amendamentit te 14te, dhe kushdo, gezon te drejten e fjales, pa iu dridhur gjunjet. Nejse, nuk eshte me koha e te vyrtytshmit por maskarait.

    Përgjigju
  • mano: 28/07/2022 14:03

    mbeshtetja qe na ka dhene amerika ndaj ktyre 100 viteve eshte per tu vlersuar dhe i jemi shum falenderues

    Përgjigju
  • leo: 28/07/2022 13:59

    Kemi patur gjithmone marrdhenie te mira me ameriken dhe kjo fal jush z.kryeminister

    Përgjigju
  • Anjeza: 28/07/2022 13:17

    Biden dhe SHBA na kane ndihmuar shume vleresohen nga populli shqiptar

    Përgjigju
  • Matilda: 28/07/2022 13:17

    Kemi patur gjithmone mbeshtetjen e SHBA ne cdo gje dhe keto marredhenie te mira sa vjen e po forcohen dita dites

    Përgjigju
  • Petrit: 28/07/2022 13:16

    Pavaresisht se sa vend i vogel jemi…Amerika dhe Biden na kane mbeshtetur gjithmone! Gezuar 100vjetorin e lidhjes se marredhenieve diplomatike te Shqiperise me SHBA-ne!

    Përgjigju
  • Dea: 28/07/2022 13:16

    Mbeshtetja qe na ka dhene amerika ka qene teper e rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Tea: 28/07/2022 13:16

    Nje nga aleatet strategjike me te mire qe kemi pasur ndonjehere. Urime shqiperi

    Përgjigju
    • @Tosi: 28/07/2022 14:26

      Jane supaxhinjt e Athines. E filluan kete metode, ku shtiren si servila te qeverise, fiks kur u demaskuan ne nje debat historie para disa muajsh.

    • Tosi: 28/07/2022 14:15

      Jeni te gjithe ne nje zyre te Partia apo secili ne kafen e vet???

  • Sonja: 28/07/2022 13:15

    Fale jush marredheniet e mira po forcohen akoma e me shume ju falenderojme????

    Përgjigju
  • Ledio: 28/07/2022 13:11

    Te gjithe duhet te festoe pervec sales dhe metes qe duhet te futen ne burg

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/07/2022 13:11

    Ka nje kang te ashik isuf myzyrit ne Shqiperine e mesme: Unë mbi një kumbull/Ti nën një kumbull/Xhamadani me një sumull....Aheng çingiesh,me çitjana. Pa le sot çdo shohim sonte me kryeahengçiun km me tumana e çitjana. Ruajna zot ment e kres.

    Përgjigju
  • Alban: 28/07/2022 13:10

    Gezuar shqiperi ketw dite te shenuar

    Përgjigju
  • Paulin: 28/07/2022 13:08

    Kjo mbeshtetje na duhet per te ecur perpara dhe per te zhvilluar vendin tone

    Përgjigju
  • Klea: 28/07/2022 13:08

    Biden dhe amerika gjithmon na kane mbeshtetur dhe per ne eshte akoma me e rendesishme te dim qe na mbeshtesin dhe ne kete reforme per drejtesi dhe ne luften kunder krimeve dhe korrupsionit

    Përgjigju
  • Besnik: 28/07/2022 13:07

    Na vjen mire te shohim ramen krah biden dhe shqiperine tone te vogel krah vendeve te fuqishme e te zhvilluara si amerika

    Përgjigju
  • Jani: 28/07/2022 13:03

    Eshte nje dite e rendesishme per shqiperine. Urime dhe pacim sa me shume bashkpunime dhe projekte te perbashketa

    Përgjigju
  • Semi: 28/07/2022 12:59

    Urime kjo eshte vertet nje dite e madhe per vendin tone

    Përgjigju
  • Ani: 28/07/2022 12:58

    Shoresoj qe mardhenjet tina te forcohen akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • Tosi: 28/07/2022 12:44

    Me vjen Mir qe dhe presitendicz.biden eshte gati te bashkpunoj me vendin tone

    Përgjigju
  • Titi: 28/07/2022 12:42

    Me vjen Mir qe politikat e Rames na kan sjell ne kete pozit sh te Mir me gjithe boten gati

    Përgjigju
  • Amerikani: 28/07/2022 12:39

    Keto fjalimet groteske per vellazerine dhe miqesine e madhe te popujve shqiptaro-amerikane te kujtojne marredhenien me Kinen ne kohen e Enverit. Sot kemi dhe feste ne mes te Tiranes ku te gjithe ish spiunet e sigurimit, hajdutet, krimenelet e drogaxhinjt gra e burra do festojne. Mjaftonte fytyra e Fates ne ceremoni per te pare perversitetin e elites tone.

    Përgjigju
  • Kevi: 28/07/2022 12:39

    Shba vlerson vetem njerez te zot ndaj ka mbajtur kaq mardhenie te mira me ne

    Përgjigju
  • Edi: 28/07/2022 12:38

    Vetem fal punes tuaj te perkushthar ne arritem ne kete dite

    Përgjigju
  • Mondi: 28/07/2022 12:38

    Shpredojme qe korrupsioni ne shqiperi te ndalohet dhe cdo gje te jete ne menyre perfekte

    Përgjigju
  • Jorgo: 28/07/2022 12:33

    Respekte dhe mirenjohje per presidentin e SHBA Joe Biden nje njeri qe e mbeshtet Shqiperine dhe po i jep rendesine e duhur

    Përgjigju
  • Angelo: 28/07/2022 12:26

    Zoti biden ju a dime per nder mbeshtetjen qe na keni dhene gjithmone ne kohra te mira e te keqija

    Përgjigju
  • Jani: 28/07/2022 12:25

    Fakti qe na ka ururar zoti biden deshmon se amerika na konsideron me shume si shtet vella sesa thjesht nje mik i zakonshem

    Përgjigju
  • Lali: 28/07/2022 12:17

    Enveri nuk ishte budalla , po futet amerikanin ne shtepi eshte njesoj si gjarpri do te perdor persa kohe i duhesh dhe pastaj te flak si ka bere me shume vende te tjera qe i ka shkaterruar

    Përgjigju
    • Korigjim: 28/07/2022 17:41

      Te befte mire supa!

    • Historia: 28/07/2022 15:01

      Mos me korigjo mua po lexo historine. Shqiperia u fut ne bllokun lindor nuk e pyeti kush. Ti mendon se vende si Polonia, Hungaria, Cekia por edhe Rumania me Bullgarine donin me shume Rusine se Ameriken. Jo or mik, por nuk kishin cfare te benin. Sapo ngriten zerin i pushtoi Rusi ne Ceki dhe Hungari me tanke. Cfare ben Amerikanet? Cfare mendoni se do bente EH nese e dridhte? U bene perpjekje te hapura per tu hap me perendimin pas prishjes me Kinen por na u plas dera ne fytyre dhe na u tregua rruga e cila kalon nga Beogradi. Edhe sot rruga e Shqiperise dhe Kosoves per ne BE kalon nga Beogradi prandaj kerkohet nje marreveshje. Gjeopolitika eshte mbret ne kete bote. Kryeministri me kostum pink mendon se njerezit jane budallenj dhe mendon vertet qe mund te gjykoj EH.

    • Korigjim: 28/07/2022 14:03

      @Historia, marredheniet e Enverit me SHBA-te dhe Britanine u prishen per 2 arsye. Se pari, sepse Enveri mbajti anen e bllokut lindor kur u ftohen marredheniet midis lindjes dhe perendimit. Por kjo nuk ishte thelbesore sepse Enveri nuk i qendroi besnik Moskes kur nuk i interesonte Shqiperise. Se dyti, Britania u be aleate kyce e Greqise kur Elizabeta u martua me princin grek Filip ne 1947. Mos harro deshirat e Greqise per vorio epirin, dhe perkrahjen britanike te forcave greke monarko-fashiste.

    • Historia: 28/07/2022 12:52

      Enveri ishte aleate i amerikaneve gjate luftes se dyte boterore. Ishin amerikanet dhe anglezet qe e furnizonin me para dhe armatime. Ishin amerikanet qe njohen te paret zgjedhjet e 45 dhe njohen qeverine e EH. Marredheniet u prishen per shkak te jugosllavise dhe anglezve qe donin ndryshim rregjimi me dhune. EH ishte komunist dhe nacionalist patjeter qe nuk mund te behej vasal i Amerikes por as i Ruseve. Nuk ka lidhje fare me keta te sotmit qe e shtremberojne historine sipas qejfit te tyre.

    • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 28/07/2022 12:22

      Efharisto! Rraca e poshter turkoshqiptare nuk duhet te ruaj marredhenie te mira me SHBA-te.

  • ina: 28/07/2022 12:14

    biden foli shume mire per vendin tone

    Përgjigju
  • redi: 28/07/2022 12:14

    100 vite sukses me Shba

    Përgjigju
  • koli: 28/07/2022 12:09

    zoti rama jemi krenar qe perfaqesohemi nga ju seps ekeni dhene nje kontribut teje te gjere ne forcimin ektyre marredhenieve

    Përgjigju
  • miri: 28/07/2022 12:08

    fale cdo pune tuajen shohim t tilla rezultate

    Përgjigju
  • Une: 28/07/2022 11:54

    Po ca Enveri thua o derdimen? Enveri e ndau Evropen dhe krijoi luften e ftohte? Shiko spiunet e sigurimit qe e bere president leri budalleqet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/07/2022 11:22

    Edvin serbi shqipfolës ….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha