Joe DioGuardi: Thaçi dhe Daçiç
nuk e meritojnë Nobelin për Paqe
Ka reaguar Joe DioGuardi, kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane kundër nominimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç për çmimin Nobel për Paqe.
NJU JORK - Ka reaguar Joe DioGuardi, kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane kundër nominimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç për çmimin Nobel për Paqe.
“Absolutisht jo, një kandidim të tillë nuk e meritojnë, sepse dihet se kujt i ndahet Çmimi Nobel, atyre personaliteve, intelektualëve për paqe në botë, e fatkeqesisht këtë ende nuk e kemi në Veri të Kosovës e aq më tepër në Serbi (Luginën e Preshevës )..”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” Joe DioGuardi, kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane.
Ky reagim pas një shkrimi në gazetën e njohur amerikane, “NY Times”, që përgatiti një profil për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të titulluar “Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij”. Edhe diplomatët perëndimore thonë se ai ka qenë një udhëheqës i pamëshirshëm i UÇK-së, që urdhëronte arrestime, vrasje dhe përndiqte rivalët e tij”.
Shumica e tyre thonë se shefi i qeverisë së Kosovës, pavarësisht problemeve të shumta në Kosovë dhe zhgënjimit të popullsisë shqiptare për zhvillimet në Veri të vendit dhe Luginën e Preshevës, në politikën e jashtme është cilësuar si «faktor stabiliteti».
Ndryshe nga këta analistë, ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi është shprehur se stabiliet e as paqe nuk ka aktualisht as në Veri e as në Luginën e Preshevës përderisa atje po zhvillohet segregacion dhe politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39