Joe Hart: Jam i padëshirushëm
te Manchester City

Joe Hart: Jam i padëshirushëm<br />te Manchester City
Joe Hart, portieri i Torinos, ka deklaruar se tashmë ai nuk është më i dëshirushëm te skuadra e tij e Manchester City.
 
29-vjeçari është dhënë në një huazim te skuadra italiane, që prej momentit që Pep Guardiola mori drejtimin e Manchester City dhe e bëri të qartë se Hart nuk do të ishte zgjedhja e tij e parë.
 
"Jam i vetdijshëm se për momentin  unë jam një tepricë në skuadrën e City-it, por ashtu si e kam thënë edhe më parë gjërat në skuadrat e mëdha  mund të ndryshojnë shumë shpejt. Aq shpejt sa ndryshojë opinionet e njerëzve, aq shpejt mund të ndryshojnë edhe njerëzit që i drejtojnë këto skuadra", është shprehur anglezi.
 
"Unë dëshiroj të luaj futboll dhe nëse kjo gjë nuk më ofrohet te City, atëherë do të më duhet të kërkojë një skuadër tjerët, një shtëpi të re për veten time", ka shtuar ai.
 
Ndërkohë edhe pse Guardiola është përgjegjësi pë largimin e tij nga "Etihad Stadium", Hart është shprehur se nuk i mban mëri.
 
Nga ana tjetër tashmë duket sikur largimi i portierit nga City është diçka e sigurtë, pasi futbollisti ka deklaruar se është i hapur për oferta nga skuadrat e tjera.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin