Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, ka vizituar këtë të dielë Shqipërinë. Po kush është John Kerry?
John Kerry lindi në një familje të pasur në Masaçusets më 11 dhjetor 1943. I ati i tij Richard ishte diplomat amerikan, e ëma Rosemary ishte anëtare e familjes së pasur Forbes, e cila ishte e përfshirë në transportin detar. Kerry e kaloi fëmijërinë në disa shkolla elitare me konvikt si dhe duke kaluar në Francë pushimet verore.
Ylli i atletikës
Me gjatësinë e tij prej më shumë se 1,90 metrash, Kerry u bë një ylli atletike në shkollën e tij elitare. Në këtë kohë Kerry u pranua në klubin gjysmë të fshehtë Skull and Bones, një kub ekskluziv për persona që mendohet se do të bëhen të mëdhenj në të ardhmen. Dy vjet më vonë edhe rivali i tij politik, Xhorxh Ë. Bush, u pranua në këtë klub.
Afrimi me madhështinë
Shoqëria me gjysmë-motrën më e vogël e Jacqueline Kennedy-t e vuri atë në kontak me presidentin e ri popullor John F. Kennedy, duke u bërë dhe mik i tij.
Hero i luftës së Vietnamit
Në vitin 1966 Kerry doli vullnetar për të luftuar në Vietnam, ku ai shërbeu dy herë. Herën e parë ai shërbeu në bordin një fregate raketa-hedhëse në Gjirin e Tonkinit, dhe nuk u angazhua në luftime. Herën e dytë detyra ishte më e rrezikshme. Ai shërbeu si kapiten i një anijeje të shpejtë që patrullonte në ujrat e Deltës së Mekongut. Ai u plagos tri herë dhe mori dekoratën ‘Zemra e Purpurt’ tre herë, si dhe yjet e bronxit dhe argjendit.
Famë në rritje
Në vitin 1971 Kerry u ngjit në skenën politike kur dëshmoi për çështjen e Vietnamit para Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit. Atje ai i bëri një pyetje komisionit, pyetje që mori famë: “Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet në Vietnam? Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet për një gabim?”
I dashuri i medias
Pas paraqitjes në Komisionin e Senatit, Kerry u bë i famshëm dhe ishte një i ftuar i kërkuar nga radiot e televizionet.
Politika
Në vitin 1972 Kerry u përpoq të shfrytëzonte famën e tij politike duke konkurruar për Kongres. Ai e pati të lehtë të fitonte kandidaturën demokrate por votuesit e kundërshtuan veprimtarin 28-vjeçar.
Rikthimi
Pas dështimit në zgjedhjet për Kongres, Kerry iu fut karrierës si jurist. Ai nuk u morr me politikë deri në vitin 1982 kur ai u zgjodh si zëvendësguvernator në Masaçusets.
Ngjitja e shkallëve
Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1985, Kerry bëri betimin si senator amerikan para Xhorxh Bushit, i ati i rivalit të tij të ardhshëm politik.
Humbja përballë Bush
Zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2004 mbyllen me humbjen e tij dhe rizgjedhjen e George Bush.
Rikthimi
Në vitin 2008 u spekulua shumë për një kandidaturë të Kerry në zgjedhjet presidenciale, por ai vendosi të mbështeste kolegun e tij, Barack Obama. Ai ka qenë Senator i Shteteve të Bashkuara nga viti 1985 deri në 2013 kur mori detyrën e Sekretarit të Shtetit. Mundi kancerin dhe është ndër më të pasurit në SHBA, flet frëngjisht dhe gjermanisht në mënyrë të rrjedhshme dhe është i apasionuar pas sërfit. .Është një ndër politikanët më të pasur të Shteteve të Bashkuara. Në 2003 u diagnostifikua me kancer në prostatë dhe u kurua. Në janar të vitit 2013 Presidenti Obama emëroi senatorin Xhon në vend të Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO