Mbyllja e Shtetit Federal, është e përkohëshme dhe nuk ndryshon asnjë impenjim të ndërmarrë nga ana e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, në Azi apo kudo. Kështu është shprehur sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, ditën e shtunë, datë 5 tetor, në një takim me gazetarët në Bali të Indonezisë.
John Kerry, është duke kryer këto takime, pasi presidenti Barack Obama anulloi turin e tij aziatik, ku do të ishte edhe në Bali, për mbledhjen e liderëve të vendeve Azi-Pacifik, anullim i cili, erdhi si pasojë e situatës së krijuar në Washington.
John Kerry: "Bëhet fjalë për një efekt të përkohshëm, por nëse do të tejzgjatej apo do të përsëritej, do të vinte në diskutim vullnetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo gjë nuk do të ndodhë"
"Presidenti Obama, nëpërmjet meje, ambasadorit Froman dhe sekretarit Pritzker, kërkon të qartësojë njerëzit, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të impenjohen, për të riekuilibruar gjendjen në zonën e Azisë dhe pikërisht për këtë jemi këtu.
Shefat e 21 vendeve të Asia- Pacifik Economic Cooperation, janë detyruar të kryejnë takimet e tyre ditën e hënë, datë 7 tetor, takime në të cilat do të diskutohet rreth tregut, sigurisë rajonale si edhe për çështje të tjera.
Përfaqësuesi i US Trade Representative Michael Froman, u shpreh:
" Natyrisht, do të kishim dashur që presidenti Obam të ndodhej këtu, për të drejtuar mbledhjen e liderëve të TPP, në javën e ardhshme, por kryeministri i Zelandës së Re ka pranuar të drejtojë në emër të tij dhe janë të gjithë në pritje, për t`u impenjuar rreth kësaj teme.
Temat që do të diskutohen, do të bëjnë që të ndërmerren norma, të mbrojtjes së të drejtave të pasurisë intelektuale dhe të trajtimit të ndërmarrjeve në pronësi të Shtetit dhe pjesëmarrësit, shpresojnë në gjetjen e një marrëveshje bazë të këtij viti.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com