Sekretari i Shtetit, Jon Kerry, nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet më kryeministrin Isa Mustafa, si dhe zëvendësit e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.Tashmë konfirmohet se shefi i diplomacisë amerikane do të qëndrojë në Aeroportin “Adem Jashari” dhe nuk do ta vizitojë Prishtinën.

Agjendën e Kerry-t e ka zbardhur për RTK ambasadori amerikan në Kosovë, Gregori Delawie.

Ende nuk dihen detajet e qëndrimit të tij në mjediset e aeroportit, por pritet që Kerry të mbërrijë pas mesditës. Lidhur me vizitën e Kerryt, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka akredituar vetëm kameramanë dhe fotoreporterë, por jo gazetarë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)