Edhe pse ajo u mundua gjithë kohës të fshihte unazën me diamant në gishtin e fejesës, ishte e pamundur që kjo gjë të shpëtonte nga vëmendja e paparacëve.

Bëhet fjalë për Amber Heard, për të cilën thuhet se është fejuar me aktorin e njohur Johnny Depp.

Lajmi doli në qarkullim pikërisht vetëm disa ditë pasi ata u shfaqën së bashku në tapetin e kuq.

amber heard

Depp dhe Heard janë takuar në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’ në vitin 2011.

nëse kjo gjë është e vërtetë, kjo do të ishte martesa e parë për aktorin bukurosh, i cili nuk është martuar kurrë më parë.

Me nënën e dy fëmijëve të tij Depp vetëm ka bashkëjetuar 14 vite pa u martuar.

Nga ana tjetër Heard është e njohur për biseksualitetin e saj dhe lidhjen e mëparshme me një femër.

amber heard

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)