Në vëndin tonë po zhvillohet stërvitja e përbashkët rajonale për emergjencat civile “Joint Reaction 2015”. Qëllimi i kësaj stërvitje është rritja dhe forcmimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërinstitucional, por dhe mes vendeve të rajonit, Kartës së Adriatikut dhe SHBA-së për përballimin e emergjencave civile.

Në këtë stërvitje marrin pjesë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qendra Koordinuese e NATO-s, ndërsa si vënde vëzhguese merr pjesë Rumania dhe Sllovenia.

Ceremonia e rastit, u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, ku morën pjesë zv.kryeministri, Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues të pushtetit vendor, ambasdorë të tjerë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues nga dikastere dhe institucione të tjera që marrin pjesë në këtë stërvitje etj.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj nënvizoi se këto lloj stërvitjesh, tashmë reflektojnë qasjen e përbashkët për të angazhuar kapacitetet tona ushtarake dhe rritur ndërveprueshmërinë e tyre, për të adresuar së bashku rreziqet dhe kërcënimet me të cilat mund të përballemi. Ministrja Kodheli vlerësoi ndihmën e dhënë nga partnërët tanë për këtë stërvitje, sidomos të SHBA-së dhe, siç tha ajo,  “Joint Reaction 15 dëshmon rolin politik dhe ushtarak të SHBA në shërbim të sigurisë tonë dhe sigurisë e paqes në rajon”.
 
“Ndjehem e kënaqur me synimin e stërvistjes për rritje të mirëkuptimit, bashkëveprimit dhe ndërveprimit midis institucioneve, organizatave dhe vendeve partnere në përballimin e emergjencave civile në përmasa të mëdha sidomos roli ynë nuk është i çliruar nga rreziku i fatkeqësive natyrore, përkundrazi. Si pjesëmarrës nga 10 vende ,Shqipëria bashkë me Bosnje-hercegovinën, Kroacinë, Rumaninë Malin e Zi, Slloveninë, dhe SHBA ,si dhe qëndra koordinuese e NATO-s për përgjigë ndaj katastrofave, kjo stërvitje konfirmoi edhe nëherë aftësinë për të krijuar , për të ndërvepruar, për të marrë vendime dhe ekzekutuar me profesionalizëm vendimet e marra,“- tha Kodhel. Fjala e Mimi Kodheli në aktivitetin “Joint Reaction 2015”
mimi kodheli
Gjithashtu stërvitjen “Joint Reaction 2015” e përshëndeti zv.kryeministri, Niko Peleshi.

“Bashkëpunimi është në vetvete një sfidë, pasi ka shumë faktorë brenda. Komunikimin, kostot ekonomike..etj, por bashkëpunimi është thelbësorë për të mbërritur tek suksesi i një operacioni dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave që do të kemi përpara, përmes bashkëpunimit do ia dalim mbanë të kalojmë çdo vështirësi dhe programe të tilla bashkëpunimi e trajnimi janë të rëndësishme në këtë drejtim”, - tha Peleshi.
niko peleshi
Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët vlerësuan rëndësinë e kësaj stëvitje të përbashkët shumëkombëshe për çështjet e emergjencave civile, si dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre për realizimin me sukses të kësaj veprimtarie stërvitore shumë të rëndësishme jo vetëm për vendin tonë por edhe për të gjithë rajonin.  

 “Asnjë vend nuk është imun ndaj fatkeqësive dhe emergjencave natyrore. Por, falë trajnimit dhe masave të marra, Shqipëria shkon më e përgatitur përballë këtyre sfidave falë ndihmës dhe kontributit të partnerëve. Ju falënderoj për mundësinë që i dhatë forcave tonë të mbrojtjes civile për të marrë pjesë dhe për të organizuar stërvitjen “Join reaction 2015”, si një përgatitje për të përballuar sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë, institucionet”, shtoi Tahiri. “Sfida, theksoi ai, që nuk mund të jenë të suksesshme pa ndihmën e ndërkombëtarëve. E vetmja mënyrë që forcat tona të kenë mundësi të hedhin hapa të tjerë përpara për rezultate më të mira për Shqipërinë më të sigurt dhe shoqërinë më të sigurt. Dëmet ekonomike dhe fatura financiare nga fatkeqësitë natyrore janë të paimagjinueshme si për vendin ashtu edhe për të ardhmen e zonave të prekura, ndaj duhet një angazhim total i strukturave të mbrojtjes civile,” – tha Tahiri
tahiri
Stërvitja “Joint Reaction 2015” përfundon me 24 korrik 2015.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)