Joleza bën një zbulim në zgjedhjet e
SHBA dhe shigjeton Berishën/ FOTO

Joleza bën një zbulim në zgjedhjet e<br />SHBA dhe shigjeton Berishën/ FOTO
Nga Nevada në SHBA ku po bën fushatë për Clinton në zgjedhjet presidenciale, ish- kryetarja e FRESSH, Joleza Koka flet për fillimet në forumin që drejtoi, shigjeton Berishën, ndërsa thotë se ka zbuluar një telefon që sipas saj është përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama.
 
"Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë.
 
I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.
 
Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje.
 
Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në fressh, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur.
 
Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banal
e" thotë Koka.

Joleza
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin