SARAJEVË- Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, drejtore e filmit të luftës boshnjake, “Toka e gjakut dhe mjaltit” ka deklaruar në një konferencë në Sarajevë se dhuna seksuale në një konflikt është “shkatërruese”. “Ajo rrënon familjet”, ka thënë ajo.
"Ne e dimë se ushtarët duhet të ketë një mandat të qartë, trajnim dhe njohuri për të luftuar dhunën seksuale",- tha Jolie, duke përshëndetur një nismë të Bosnjës për të trajnuar paqeruajtësit për të parandaluar dhunën që përdoret si armë në zonat e konfliktit.
"Ushtarët në misione paqeruajtëse shpesh qëndrojnë mes fëmijëve dhe atyre që ushtrojnë dhunë të tmerrshme”, shtoi Jolie.
Ndërsa, kryedipmati britanik që shoqëroi Jolien, William Hague u shprehe për mediat se dhuna seksuale është përdorur në zonat e luftës në të gjithë botën për të terrorizuar civilët dhe ajo duhet të eliminohet.
Ministri është iniciatori i nismës “parandalimi i dhunës seksuale”, nismë e ndërmarrë dy vjet më parë.
"Ideja është iniciuar pjesërisht nga ngjarjet në këtë vend, Bosnjë-Hercegovinë, ku dhjetëra-mijëra gra u përdhunuan gjatë konfliktit të viteve 1992-95", tha sekretari i Jashtëm britanik.
Konferenca e zhvilluar në Sarajevë u organizua nga Ministria e Mbrojtjes boshnjake. Në të u diskutua për mënyrat e trajnimit të ushtarëve që shkojnë në misione paqeruajtëse.

(Angelia Jolie në Srebrenicë e shoqëruar nga kryediplomati britanik)
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com