Moderatorja Arbana Osmani, së fundmi ka publikuar librin e saj të dytë të gatimeve “Receta për 5 minuta”, ku e kemi parë edhe me djalin e saj Jonin.
Arbana është shumë e lidhur me vogëlushin dhe ajo publikon shpesh në rrjete sociale foto nga momentet që kalon me të.
Moderatorja në një intervistë për revistën “Who” ka folur për raportin e ngushtë me Jonin e se ai ka ndryshuar jetën e saj, duke e bërë më të bukur por edhe të lodhshme.
“Joni ka ndryshuar jetën time në çdo dimension, duke e bërë më të bukur, por edhe më të lodhshme herë pas here. Me Jonin gatimi është shumë i këndshëm, por edhe sfilitës sepse ka gishta që futen në brum, tasa që derdhen, vezë që rrihen dhe pastaj derdhen, etj. Por unë vdes të gatuaj me të, është një nga kënaqësitë më te mëdha. Joni nuk gatuan vetëm me mua, por edhe me gjyshet, kështu që dalëngadalë po trajnohet siç duhet”, është shprehur Arbana.
Ajo ka rrëfyer se pasioni për kuzhinën e ka ndihmuar që të ushqejë më mirë djalin.
“Brezi ynë vërtet është privuar nga shumë gjëra gjatë komunizmit, kur unë kam qenë fëmijë por mungesa e çokollatave dhe gjellët e mamit na kanë bërë veçse mirë. Unë ashtu si shumë nëna përpiqem që Joni të ushqehet shëndetshëm në shtëpi, por nuk e privoj nga një picë në fundjavë apo nga kokoshkat në kinema”, ka thënë Arbana gjatë intervistës.
Kujtojmë që Arbana ka qenë në qendër të publikut për lidhjen e saj me regjisorin Eduart Grishaj, të cilët duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Arbana dhe Joni
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arben Kallamata: Nga amatorët te mashtruesit profesionistë për gjuhën shqipe
13 Janar, 13:36
-
'Marrëdhënia u bë toksike', flet për herë të parë Xhensila Myrtezaj: Unë i kërkova divorcin, dua të ardhme të qetë për fëmijët
5 Dhjetor 2024, 21:37
-
Behgjet Pacolli zbulon detaje për jetën personale: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore
29 Nëntor 2024, 09:32
-
I thoja shoqes së ngushtë ‘gjuaje’ se është yll, Olta Gixhari tregon si është njohur me partnerin: Nuk e mendoja se do më donte
21 Nëntor 2024, 22:57
-
Arbana Osmani zbulon për herë të parë portretin e vajzës (VIDEO)
21 Nëntor 2024, 16:28
-
Ish-kryepolici Ahmet Prençi bën një tjetër hap, libri “Brenga e Prokurorit” botohet në anglisht edhe në SHBA
9 Nëntor 2024, 11:39
-
Libri i idhullit të futbollit italian, Gianluca Viali vjen në shqip nga gazetari Fatmir Mëneri
10 Tetor 2024, 16:00
-
‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë
1 Shtator 2024, 11:17
-
'Kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar Big Brother VIP?', Arbana Osmani thyen heshtjen
29 Mars 2024, 20:29
-
Cili është personi më i bukur për Arbana Osmanin?!
5 Mars 2024, 14:44
-
Arbana nuk do të jetë prezantuese e BBVIP, Lori Hoxha ka dy fjalë për të
13 Janar 2024, 20:05
-
Nuk do prezantojë BBVIP në sezonin e tretë, Arbana Osmani reagon pak orë para nisjes së spektaklit
13 Janar 2024, 17:38