Jonida Beqo: Komedia “39 hapat”, 
sprovë e vështirë për katër aktorët

Jonida Beqo: Komedia “39 hapat”, <br />sprovë e vështirë për katër aktorët
“39 Hapat”, komedia e njohur e John Buchan dhe Alfred Hitchcock, e përshtatur për skenën teatrore nga Patrick Barlow dhe është punuar nga regjisori Qëndrim Rijani.
 
E veçanta e kësaj vepre është se tre nga aktorët e “39 Hapat” interpretojnë më shumë se sa një rol. Aktorja Jonida Vokshi, luan tre role njëri pas tjetrit, Anabel Shmit, Pamela, Margarita dhe ndërkohë dy aktorët Donald Shehu dhe Florian Agalliu, luajnë nga mbi 20 personazhe.
 
Neritan Liçaj luan Richard Hannay, i cili është dhe personazhi kulmor i veprës. “Unë dua të falënderoj stafin e Teatrit Metropol sepse vepra të këtyre përmasave janë të vështira për t’u realizuar. Vepra të tilla si “39 Hapat” që kanë kërkesa teknike dhe logjistike të shumta, është e rrezikshme ti vësh në skenë nëse nuk ke njerëzit e duhur që të mbështesin ta realizosh këtë gjë. Teatri Metropol ka prioiritet vepra që janë shumë të mira për aktor, vepra ansambli dhe vepra që iu jep aktorëve mundësinë të shfaqin dimensione të ndryshme të aftësive të tyre. Kjo është një vepër shumë e mirë për aktorë pasi kemi rreth 35 personazhe që interpretohen nga një staf prej katër aktorësh. Spektakli që ofron kjo vepër është tjetër aspekt, estetika që i përket një periudhë të caktuar kohore por edhe politikës që përmban vepra”, thotë drejtoresha e QKT, Jonida Beqo. 

Sipas regjisorit, Qëndrim Rijani “39 Hapat” është punuar me një gërshetim të rregullave të teatrit Grotowski (Teatër brenda teatrit) si dhe një lloj French Vodeuvile. Tema kryesore e “39 Hapat”, e cila udhëheq çdo skenë është linja e spiunazhit, e cila ka mbërthyer shoqërinë në cilën jetojmë.
 
“Këtë linjë Hitchcock në filmin e tij “39 Hapat” përmes trillit, ka mbështetur paralajmërimin e shoqërisë së atëhershme mbi nëntokën e rrjeteve të spiunazhit, të cilët bën përgatitjen e Luftës së Dytë Botërore. Këto elemente ne jemi përpjekur t’i trajtojmë mbi të vërtetat dhe problematikat që udhëhiqen nga po e njëjta nëntokë në kohën e sotme”,
thotë Rijani. 

Personazhi Richard Hannay, një histori jetësore 
Përtej linjës së spiunazhit, brenda veprës ngrihen pikëpyetje; si dashuria, e cila sot është kthyer në një ideal, marrëdhënia e atyre që duhet të ndalojnë krimin me vetë krimin, problematikat e marrëdhënies së politikës me vetë popullin, gjenialiteti i individëve të caktuar që shpeshherë tek ne merret si budallallëk.
 
E gjithë kjo kalon përmes një historie jetësore të një personazhi siç është Richard Hannay, i cili në një kohë që përjetonte kulmin e dëshpërimit në marrëdhënien e tij me vetë jetën zgjedh të shkoj në Teatër për të parë një shfaqje interesante. Aty fillojnë peripecitë e tij disa ditore, që pavarësisht se këndvështrimi ynë shkatërruese, për të janë interesante dhe e bëjnë jetën të larmishme.
 
“E gjithë kjo në shfaqjen tonë vjen përmes situatave të pafundme komike, marrë parasysh konceptin e trajtimit në skenë të kësaj vepre e cila në asnjë moment nuk tenton ta shkëpusë publikun nga teatri. Herë pas here, pjesë e shfaqjes bëhen peripecitë dhe prapaskenat e aktorëve të cilët përpiqen të vënë në skenë këtë shfaqje”, shton ai. 
 
“39 hapat” është një vepër e cila përmes dialogut dhe tekstit vjen tek publiku si një histori triller me shumë të vërteta tronditëse të shoqërisë sonë, të cilat ngrenë pikëpyetje në mendjen e publikut. Nga ana tjetër ka shumë humor nga situatat që krijohen në vendet e veprimit, të cilat në këtë vepër janë shumë të vështira për tu realizuar në teatër.
 
“Vetë realizimi që arrihet të bëhet përmes kësaj shfaqje ofron linjën e dytë, atë komike, e cila në vetvete shpjegon tek publiku edhe mbrojtjen e dyfishtë të dinjiteteve të aktorëve. Njëkohësisht aktori në skenë mbron dinjitetin e personazhit dhe të vetin si aktor”,
shton regjisori.
 
Komedia do shfaqet në Teatrin e Metropolit përgjatë gjithë muajit prill në datat 14,15,16, 20, 21, 22, 23, 27, 28, 29 30, prill, 2,3,4 maj ora 20:00.

neritan licaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar