Jonida Maliqi argëtohet
në plazh me të birin Dan

Jonida Maliqi argëtohet<br />në plazh me të birin Dan
Së shpejti pritet që të dalë në treg klipi i ri i këngëtares fashion Jonida Maliqi. Ky klip kemi mësuar se do ta sjellë Jonidën ndryshe, por përherë po të njëjtë në sensacionin që shkakton tek fansat dhe publiku.



Por veç planeve artistike, Jonida si shumë artistë të tjerë ka përfituar nga ditët e nxehta për të shijuar plazhin. Në këto foto Jonidën e shohim nën shoqërinë e të birit, Dan  në një formë të shkëlqyer trupore.



Kujdesi për veten pas lindjes ka bërë që Jonida të kthehet menjëherë në formën e saj të mëparshme fizike duke mbetur kështu një nga artistet më të hijshme të skenës muzikore. .



Për Jonidën Dan ka qenë prioritet dhe vetë këngëtarja më parë është shprehur se dëshironte të shijonte çdo hap të mëmsisë dhe të rritjes së djalit të saj.  

Klipi i ri që pritet të dalë së shpejti vjen pas një shkëputjeje të gjatë nga muzika.

Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron