Jonida  Maliqi: Lutem çdo
natë përpara se të fle

Jonida  Maliqi: Lutem çdo<br />natë përpara se të fle
Të gjithë e presin rikthimin e Jonida Maliqit. Prej gati 2 vjetësh që nga lindja e djalit të saj, artisja i ka munguar publikut me krijime të reja në muzikë.

Dhe kjo jo pa një shkak. Dan, i biri ka qene prioritet i vetëm i saj gjatë gjithë kësaj kohe.

Një kohë dedikuar vetëm atij që ia ka vlejtur në çdo sekondë, pasi siç edhe vetë Jonida thotë, mëmësia është një nga gjërat më të mrekullueshme që i ndodh një femre.

Përpara saj çdo gjë tjetër zbehet. Është një dashuri që asnjë fjalë e asnjë libri, poezie apo tingulli muzikor nuk mund ta përshkruaj dot.

Në këtë klip, të cilin fansat e adhuruesit  mezi e presin,  këngëtarja e njohur do të vij plot stil e risi, siç në fakt ka bërë gjatë gjithë karrierës së saj.

Vetëm se kurioziteti shtohet kur mësojmë se për këtë bashkëpunim Jonida ka zgjedhur dy emra të muzikës moderne si, DJ Blunt dhe Real 1. Qëndroni gati!  Tani është koha për ta shijuar plotësisht stinën e verës dhe muzikën e mirë!




Jonida pritet që këto ditë të dalë klipi yt i ri bashkëpunim me Dj Blunt. Si erdhi ky bashkëpunim?

Bashkëpunimi erdhi natyrshëm pasi u njohëm nëpërmjet një miku të përbashkët me Dj Blunt dhe Real 1. Pas këtij takimi  menjëherë na lindi ideja e një bashkëpunimi.

Përse zgjodhe Blunt dhe Real 1 e jo dikë tjetër?

Zgjodha këta dy artistë pikërisht për faktin e vetëm sepse gjithnjë i kam vlerësuar profesionalisht.

Cilat do të jenë risitë që do sillni ju si artiste në këngë dhe klip?

Ne kemi bërë një punë të madhe dhe me shumë përkushtim, ndërsa sa i përket risive besoj se publiku do t’I zbulojë kur klipi të dalë...

Njiheni si një nga këngëtaret më me stil si në veshje por edhe në muzikë, me çfarë nuk do të guxonit kurrë të eksperimentonit?

Never say never!



Shumë artiste të reja për të hyrë në treg bëjnë skandale apo transformime fizike, mendon se jetojmë në një epokë ku më shumë rëndësi ka dukja sesa thelbi?

Jetojmë në shekullin  21 ku performanca zë një vend shumë të rëndësishëm në muzikë.

Keni thënë shpesh se do t’i ktheheshit muzikës dhe karrierës pasi të shijonit rritjen e Danit. Si ka ndryshuar jeta juaj bashkë me rritjen e tij?

Çdo gjë ka ndryshuar vetëm pozitivisht.

A është muzika e para apo mëmësia, Jonida?

Do të ishte ç'njerëzore të vija në vend të parë muzikën përpara familjes sime. Ajo vjen gjithnjë në plan të parë.

Çfarë të ka mësuar ardhja në jetë e Danit?

Më ka mësuar që të qenurit nënë  është ndjesia më e bukur në botë është e papërshkrueshme me fjalë.

Mendoni se kjo pauzë nga muzika ju ka bërë mirë?

Mendoj që po, por  edhe nëse jo ia ka vlejtur për të shijuar maksimalisht tim bir.

Raportet me mediat rozë si i keni dhe sa të rëndësishme janë ato për një artist sipas jush?

Marrëdhënia me median është reciproke, por jo e domosdoshme të duan kur i duhesh.



Jeni këngëtare dhe po ashtu keni edhe biznesin tuaj, kë prej tyre dini të menaxhoni më mirë të themi?

Me të kënduarit jam rritur, kam studiuar dhe ja ku jam sot pas 21 vitesh ndërsa me biznesin po rritem dhe ende nuk i kam arritur qëllimet e mia. Kështu që më mbetet të vazhdoj dhe të realizoj projektet e mia në këto dy pasione.

Dita juaj më e bukur, si është?

Çdo ditë është e bukur teksa zgjohem me dashuritë e jetës sime Danin dhe Gentin.

Kujtimi më i bukur nga fëmijëria?

Janë shumë por do të veçoja turet me Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe me korin e vajzave të liceut artistik nëpër botë.

Libri i preferuar?

Gjuetari i Balonave nga Khaled Hossein

Melodia që të bën të ëndërrosh?

 Valsi No.2 nga Shostakovich.

Momenti më i vështirë që ke kaluar?

Jam betuar që nuk do e përmend më në media gjithsesi, besoj se e merrni me mend. Shpifjet kundrejt lindjes së tim biri.

Forca më e madhe që ke?

Mendoj që jam e rrethuar nga njerëz që më dhurojnë dhe u dhuroj shumë dashuri. Me një fjalë Dashuria.

E ke frikë vdekjen?

Dikur shumë, tanimë jo.

Lutesh shpesh?

Po. Pothuajse çdo natë përpara se të fle.

Lufta më e madhe, me kë dhe përse?

Dhe nëse do të kisha një të tillë nuk mund ta bëja kurrësesi publike.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn