Pritjes  i ka ardhur fundi. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë është kualifikuar në mesin e dhjetë vendeve për të konkuruar në finale e Eurovizion.

Mbrëmjen e sotme Jonida Maliqi dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision” .  Këngëtarja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për zërin e saj të fuqishëm dhe për emocionin që përcolli me këngën “Ktheju Tokës”. Performanca e rradhës do të jetë të enjten në mbrëmje.