Jonida Vokshi i bashkohet Veliajt në nismën për mbjelljen e pemëve, kryebashkiaku: E kthejmë “Kodrën e Shën Prokopit në pyll
Erion Veliaj dhe Jonida Vokshi
Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.
Ajo mbolli në Parkun e Liqenit të Tiranës, një pemë për vajzën e saj, Emin. Prezantuesja e njohur televizive zgjodhi një manjolë për vajzën e vogël, të cilën e mbolli në Kodrën e Shën Prokopit, pranë Amfiteatrit të Tiranës, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nëse të gjithë bëhen bashkë në këtë nismë, ndryshimi vjen. “Kur mbjell një pemë, dikush mund të thotë: ‘një pemë në një pyll kaq të madh, nuk ka asnjë vlerë’, por ku e bëjnë mijëra njerëz përditë, do të kemi mijëra pemë. Ne e bëmë prej 5 vitesh me shumë dashuri. Nuk është një pikë në oqean, por janë disa pika që e mbushin të gjithë këtë det të mirësisë, që ne duam të kultivojmë në qytetin tonë”, tha ai.
Veliaj kujtoi si ka qenë para 5 vitesh Amfiteatrin e Liqenit dhe si është sot. Madje, në Kodrën e Shën Prokopit nuk kishte asnjë pemë, por që sot po kthehet në pyll. Ai shtoi se të njëjtin transformim do të ketë edhe Kisha, e cila do të rikthehet në identitet.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
56.8%
-
Jo
24%
-
Nuk e di
19.3%
Vota total: 488
Lajme të tjera
-
U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio
5 Qershor, 17:33
-
Veliaj falenderon banorët e Njësisë 12 dhe Dajtit: Fitorja erdhi sepse punojmë çdo ditë sikur të jetë fushatë
5 Qershor, 14:11
-
Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci
4 Qershor, 11:51
-
Dukagjin Lipa shfaqet me Veliajn te Piramida: Lali ecën vetëm përpara
4 Qershor, 11:35
-
Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!
3 Qershor, 17:24
-
Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura
3 Qershor, 12:43
-
Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat
3 Qershor, 09:54
-
Veliaj e paditi për shpifje, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës
2 Qershor, 13:54
-
Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit: Ejani në Tiranë, si në shtëpinë tuaj
2 Qershor, 13:09
-
Fituan në zgjedhjet e 14 maji/ Nga Veliaj te Sako e Filo, KQZ u jep mandatet 6 kryebashkiakëve
2 Qershor, 09:40
-
Përmbytjet në Emilia Romagna në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë për lehtësimin e dëmeve
2 Qershor, 09:38
-
1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës! Regjistrojini në kurse sportive
1 Qershor, 15:22