JORDANI - Mbreti i Jordanisë ka bërë një gjest që askush nuk e priste duke i shokuar të gjithë. Mbreti Abdullah II u shfaq në rrugë duke shtyrë një makinë e cila ishte bllokuar në borë.
Makina e një familje kishte ngecur si pasojë e stuhisë së borës që ka mbërthyer vendin. Gjëja e fundit që prisnin të shikonin qytetarët, ishte fakti që sundimtari i vendit të tyre të shtynte makinën.
Por, Mbreti Abdullah pa hezitim i erdhi në ndihmë familjes që i kishte mbetur makina në dëborë duke i "dhënë një dorë" për ta shtyrë.
Pasi makina doli nga vendi ku ishte bllokuar, qytetarët thërritën "Rroftë madhëria e tij". Video amatore është filmuar nga një aparat celular.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com