JORDANI- Të paktën 22 policisë dhe 3 refugjatë janë plagosur si pasojë e përleshjeve në kampin Zaatari në Jordaninë veriore, ndërkohë që autoritet mohojnë të ketë viktima.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë refugjatët, të cilët i vunë zjarrin tendave dhe automjeteve. Megjithatë, dëshmitarë okularë shprehen se autoritet nuk kanë publikuar numrin e saktë të refugjatëve të plagosur, ata janë më shumë se tre.

Kampi Zaatari strehon rreth 106 mijë refugjatë, që prej hapjes dy vjet më parë, me fillimin e krizës në Siri. 

Kampi është e vendosur në shkretëtirën jordaneze, rreth 12 km larg kufirit sirian.

Ai është kampi i dytë më i madh në botë i refugjatëve, dhe është bërë qyteti i katërt më i madh në Jordani. 

Autoritetet jordaneze thanë se dhuna shpërtheu pasi policia arrestoi një grup refugjatësh duke u përpjekur të lënë kampin në mënyrë të paligjshme. 

"Protestuesit dogjën gjashtë tenda ndërsa u përpoqën të sulmonin stacionet e policisë", njoftuan autoritetet e forcave të sigurisë. Ndërsa, sipas banorëve në Zaatari, përleshjet filluan pasi një polic kishte drejtuar armën mbi një fëmijë sirian, bën me dije BBC.

Kriza në Siri ka bërë që më shumë se 2.5 milionë njerëz të kenë ikur që nga lufta civile, që shpërtheu në mars të 2011.

OKB-ja javën e kaluar kanë konfirmuar se numri i refugjatëve sirianë të regjistruar në Liban të ketë tej kaluar numrin 1 milion.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)