Flamuri i Jordanisë
Jordania ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj njerëzve që ishin në radhë për ndihmë në Gaza, i cili la të paktën 104 të vdekur dhe 760 të plagosur mëngjesin e sotëm.
“Ne dënojmë sulmin brutal nga forcat pushtuese izraelite ndaj grupit të palestinezëve që presin të marrin ndihmë në rrethrrotullimin Nabulsi pranë rrugës Al-Rashid në Gaza”,- tha Ministria e Jashtme jordaneze në një deklaratë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Po prisnin të merrnin ndihma ushqimore, 104 palestinezë vriten nga sulmet izraelite! 760 të plagosur! SHBA: Po hetojmë ngjarjen, Izraeli të japë shpjegime










