Jorgaqi, Milo e Xhufi
rrëfejnë dritëhijet e Nolit

TIRANE- Kryeministri më i kulturuar i Ballkanit, ndër të paktit që kishte kryer universitetin e Harvardit, Fan S. Noli, politikan, orator, poet, muzikolog, përkthyes i shquar, është përkujtuar dje nga Akademia e Shkencave dhe fondacioni kulturor që mban emrin e tij. Konferenca shkencore u mbajt me rastin e 90-vjetorit të kryesimit të qeverisë shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 1924. “Fan S. Noli-kryeministër” ka qenë tema që studiues të njohur nga Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike trajtuan përmes kësaj konference të posaçme shkencore.

Për herë të parë studiuesit zbulojnë dhe nxjerrin në pah dritëhijet e këtij personaliteti të shumanshëm. Në konferencë mori pjesё edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, si edhe Hirësia e tij, Kryepiskopi prof. Dr. Anastas. Akademik Jorgo Bulo hapi konferencën dhe Dhimitër Anagnosti, president nderi i fondacionit “Fan S. Noli”, regjisor i njohur dhe ish-ministër i kulturës në fillim të viteve 1990 përshëndeti të pranishmit duke iu lënë fjalën studiuesve të mirëfilltë për të plotësuar profilin e Fan S. Nolit. Biografi i Fan Nolit, autor i shumë librave dhe monografive, prof. dr. Nasho Jorgaqi, përmes kumtesës që i kushtohej muajve të parë të qeverisjes së Nolit, solli fakte dhe detaje nga vështirësitë e panumërta që hasi kjo qeveri, duke iu referuar si dokumenteve, arkivave dhe shtypit të atyre viteve.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove