Jorgo Bulo,përkujtohet njëvjetori 
Mandala,mesazh nga arbëreshët 

Jorgo Bulo,përkujtohet njëvjetori <br />Mandala,mesazh nga arbëreshët 
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka organizuar për njëvjetorin e largimit nga jeta të Akademik Jorgo Bulos promovimin e librit më të fundit të tij “Fjalët e shpirtit”, që botohet pas vdekjes.

Në këtë libër është nderimi që e gjithë bota akademike e Shqipërisë dhe Diasporës ka bërë për profesor Jorgo Bulon. Kryetari i akademisë së shkencave Myzafer Korkuti e vlerësoi veprën e Bulos si një nga kontributet më të vyera në fushën e kërkimeve studimore dhe shkencore.

Ndërsa profesor Matteo Mandala ka dërguar një përshëndetje në emër të tij dhe të akademikëve arbëreshë që vlerëson kontributin e Jorgo Vulos si një nga studiuesit më të rëndësishëm të letërsisë mbarëshqiptare.

‘’Magjia dhe magjistarët e fjalës, tipoloogjia e lirikës Naim Frashëri dhe shpirti i fjalës, janë disa prej monografive dhe studimeve model të tij që pasojnë finesën e jashtëzakonshme të filologut, mprehtësinë e admirueshme të dijetarit në zbatimin e metodës së zgjedhur, elegancën stilitike për t’u pasur zili të historianit të letërsisë, akribinë e kujdesshme dhe finesën e shprehjes. Të gjithë këto cilësi që kanë shenjuar në kohëra zgjerimin e aktivitetit të analizës, duke shpërndarë dijet e shumta të tij tek kolegët e tij por dhe tek njerëzit që e lexonin’’lexon fjalën e Mandalasë, Shaban Sinani. 

Akademiku Jorgo Bulo, historian i letërsisë, kritik letrar dhe profesor iku papritur nga jeta nga një goditje në zemër gjatë zhvillimit të një aktiviteti letrar në Përmet më 26 nëntor të vitit të kaluar. Ai lindi më 26 prill të vitit 1939 në Zagori të Gjirokastrës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë