Jorida Tabaku: Borxhi barrë për shqiptarët, po merret për PPP-të

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e konsideron marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro shumë të rrezikshëm, pasi sipas saj nuk dihet se për çfarë do të përdoren nga qeveria ky borxh. Tabaku tha se borxhi është i mirë kur përdoret mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit dhe se ky aktual po merret për PPP-të

“Borxhi publik është në rreth 80%, jemi në listën gri për pastrimin e parave. Ministria nuk i ka marrë parasysh këto problematika dhe janë shqetësim për mua. Ne po marrim borxh por pa e ditur se për çfarë po e marrim, borxhi i marrë nuk është përdorur vetëm për investime por është përdorur edhe për shpenzime operative dhe është përdorur edhe për paga. Në 2013 borxhi ishte 6.3 miliardë euro ndërsa tani është mbi 10.2 miliardë euro dhe nuk e dimë sesi është përdorur dhe a ka pasur efektivtivitet. Borxhi na bën mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Nuk e dimë si do përdoret ky borxh dhe për mua është shumë i rrezikshëm. Shqetësimi i dytë është për deklaratën e FMN që pati kritikë kryesore sesi është menaxhuar borxhi publik. FMN kërkoi rishikim të prioriteteve, nuk mund të marrim borxh për PPP", tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

‘Ekonomia’ pro eurobondit deri në 700 mln € në nëntor! PD: Borxhi i rrezikshëm! Ministria: Financojmë disa sektorë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit