Jorida Tabaku publikon dokumentet, akuza Ahmetajt: I përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit! Ja procedurat abuzive që janë ndjekur

Jorida Tabaku publikon dokumentet, akuza Ahmetajt: I përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit! Ja procedurat abuzive që janë ndjekur

Jorida Tabaku dhe Arben Ahmetaj

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka hedhur sot akuza në drejtim të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në 'aferën e inceneratorit të Elbasanit'.

Teksa ka publikuar disa dokumente, Tabaku shkruan se  koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë kompanisë "Albtek Energy" me “negocim pa shpallje”, një procedurë që është në kundërshtim me ligjin.

Sipas Tabakut, Komisioni për dhënien me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit i ka propozuar Ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës që të hartojnë një projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, për shkak se kompania “Albtek Energy” kishte bërë një kërkesë të pakërkuar dhe e kishte të vështirë operimin e tij për këtë ofertë. Pas kësaj, sipas Tabakut, Koka njofton Ahmetajn, i cili ka pranuar procedurën.

"Procesverbali i datës 11 nëntor 2014 nga Komisioni për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania “Albtek Energy” ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson. Komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe “nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit”. Për këtë arsye Komisioni vendosi që “t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnë një projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon. Pra duket qartë që Komisioni për dhënien me Koncesion ia ka deleguar këtë kërkesë ish ministrit Lefter Koka qëështë në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Menjëherë pasi ish ministri Koka merr informacion nga anëtarët e Komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorëve lajmëron Ministrin Ahmetaj. Ky i fundit, brenda 2 ditësh i përgjigjet në shkresën e datës 14/11/2014 (duke presupozuar që ka lexuar ofertën, vlerësimin dhe ligjin) që është “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje”, duke pranuar një procedurë që është në kundërshim me ligjin. Ndërkohë që ministri i asaj kohe, Gjiknuri, i përgjigjet po zotit Koka në shkresën e datës 17/11/2014 se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor” duke i dhënë gjithashtu dakordësinë për procedurën e “negocimit pa shpallje” për koncesionin/PPP të fituar nga Albtek Energy", shkruan Tabaku.

Tabaku vijon më tej, teka publikon edhe korrespondencat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës me ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, duke pretenduar se ky i fundit i kishte rreshtuar të gjitha mangësitë e ofertës së kompanisë 'Albtek Energy'. Megjithatë, sipas Tabakut, Cani detyrohet të firmosë në një mënyrë apo në një tjetër më 10 dhjetor 2014 dhe 2 ditë më vonë Komisioni i dhënies me koncesion të Inceneratorëve shpall fitues kompaninë "Albtek Energy".

"Korespodenca e ish - ministrit Lefter Koka me ish - Ministrin Shkëlqim Cani, ne përmes Komisionit të Dhënies me Koncesion të Inceneratorëve. Koka i kërkon Canit, miratimin e vlerës financiare të inceneratorit. Ndërkohë që Shkëlqim Cani i kthen një përgjigje Lefter Kokës ku i rreshton mangësitë që ka oferta e kompanisë në pronësi të Stela Gugalljas. Në letrën e gjatë, Shkëlqim Cani nënvizon “mungesën e një vlerësimi financiar të domosdoshëm”, kundërshtinë e ministrit Cani për procedurën e negocimit pa shpallje dhe mungesën e statusit juridik të shoqërisë. Por, ministri Cani do të detyrohet të firmosë në një mënyrë apo në një tjetër në 10 dhjetor 2014 ndonëse me shumë rezerva sikurse shihet në shkresën e tij drejtuar ish kolegut të tij Koka. Dy ditë më vonë Komisioni i dhënies me koncesion të Inceneratorëve shpall fitues në një garë pa garë, kompaninë e Stela Gugalljas", thotë ajo.

Kujtojmë se ngritja e një Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ka qenë një kërkesë e opozitës, të cilët pretendojnë se kontratat për 3 inceneratorët,  Elbasan, Fier dhe Tiranë, janë në shkelje të ligjit duke i quajtur një aferë të pastër kriminale. Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka është arrestuar, ku SPAK e akuzon për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatori i Elbasanit.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United