Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar keqpërdorimin e fondeve publike nga qeveria dhe flet për pasojat e rënda të koncesioneve të dhëna në mënyrë abuzive.
Sipas Tabakut, deri më sot janë paguar 1 miliard euro nga buxheti i shtetit për projekte që, në pjesën më të madhe, nuk ekzistojnë. Ajo nënvizon faktin se këto fonde janë shpenzuar për rrugë të pandërtuara, shkolla që nuk janë hapur, inceneratorë që janë kthyer në afera korruptive.
Tabaku thekson gjithashtu se shifra totale e koncesioneve të firmosura ka arritur në 3 miliardë euro, duke i quajtur këto projekte si fonde të shpërdoruara për interesat e një pakice të privilegjuar.
“95% e qytetarëve paguajnë taksat në mënyrë të ndershme, punojnë 2 apo 3 punë dhe përballen me barrën e rëndë të shtetit, ndërkohë që një grup i vogël përfiton nga ky sistem i padrejtë,” shprehet Tabaku.
Në mesazhin e saj, deputetja e Partisë Demokratike bën thirrje për ndryshimin e modelit ekonomik të vendit, duke propozuar tri hapa konkrete.
'Transparencë e plotë për çdo shpenzim të buxhetit të shtetit. Drejtësi dhe barazi në shpërndarjen e fondeve publike, duke ndalur klientelizmin dhe korrupsionin dhe vlerësim për punën dhe kontributin e çdo qytetari, nga sipërmarrësit e deri te të rinjtë dhe pensionistët. Ky model ekonomik ka favorizuar një pakicë, ndërsa shumica e shqiptarëve luftojnë çdo ditë për të mbijetuar. Duhet t’i japim fund këtij sistemi të padrejtë,” përfundon Tabaku në mesazhin e saj.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.8%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 837
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dashnor Sula i pakënaqur edhe nga partitë e reja, tërhiqet nga koalicioni i Lapajt! Pano Sako për Report Tv: Nuk ramë dakord për gjëra teknike
14 Mars, 19:51
-
Pse nuk e takoi Komisionerja e BE-së Berishën? I padëshiruar edhe nga Europa?
14 Mars, 19:16
-
Drejtësia/ Demalia në Report Tv: Me standarde të dyfishta, Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë
14 Mars, 19:05
-
Ermal Mulosmani: Më mirë rri në opozitë, sesa votoj listën e PD
14 Mars, 16:26
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
13 Mars, 12:31
-
‘Mbrojti Berishën në shumë qëndrime’/ U la në listën e hapur, flet Çupi për gazetarët: Kam besimin e qytetarëve
13 Mars, 12:25
-
‘A mendoni se ju ndëshkoi Berisha?’/ Tabaku për gazetarët para Kuvendit: Duhet të isha në listën e mbyllur, por në shtator do të jem sërish në parlament si deputete
13 Mars, 12:12
-
‘Nuk mund të lejoj të përdhunohem’/ Sula ‘sulmon’ Nokën dhe Vokshin pasi ngeli jashtë listave: Janë të urryer, Berisha shkeli me të dyja këmbët votën e primareve
13 Mars, 10:50
-
Berisha e la jashtë listës së mbyllur / Tabaku: Fitova primaret, por sot nis beteja për Tiranën në listë të hapur! Në PD asgjë nuk më është falur
13 Mars, 10:35