Jorida Tabaku: Qeveria po bën gati 400 milionë euro për projekte elektorale, në kundërshtim me ligjin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë socialiste për përdorimin e fondeve publike në shërbim të fushatës elektorale.
Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku denoncon planin e qeverisë për të paguar 400 milionë euro për projekte të me karakter elektoral, në ditët e fundit të janarit, një praktikë që ajo e cilëson si në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe etikën e qeverisjes.
"400 milionë euro bëhen gati për ditët e fundit të janarit. Paguajnë për projekte që nuk i kanë realizuar fare, që as kanë për të përfunduar ndonjëherë, por i duhen si karamele elektorale për t’i inauguruar në ditët e para të fushatës', tha ajo.
Sipas deputetes së PD-së, kjo strategji e qeverisë është e mirënjohur, ku fondet publike shpesh shfrytëzohen në mënyrë të pabarabartë për të përforcuar pushtetin gjatë periudhave elektorale.
"Gjithçka është në funksion të fushatës. Projekte në 3D, rrugë që inaugurohen dhjetë herë, shkolla që nuk hapen, kompjuterë që nuk ekzistojnë, tunele që rrëzohen', tha ajo.
Tabaku gjithashtu kritikoi qeverinë për mospërmbushjen e projekteve gjatë 11 muajve të vitit dhe për vonesat e qëllimshme, të cilat shfrytëzohen më pas për të justifikuar pagesa masive në prag të zgjedhjeve.
Deputetja e PD-së e mbylli mesazhin e saj duke paralajmëruar për abuzimet e qeverisë dhe duke ftuar qytetarët të reagojnë ndaj praktikave të tilla, të cilat, sipas saj, dëmtojnë transparencën dhe demokracinë.
"Këto 400 milionë euro janë shembulli më i mirë i keqmenaxhimit dhe arrogancës së kësaj qeverie, që vepron gjithnjë në dëm të qytetarëve dhe në favor të pushtetit të saj," përfundoi Tabaku.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.7%
-
Aspak
73.4%
Vota total: 124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Kryetari: Garë, nëse do kandidojnë për deputet
24 Janar, 10:17
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20