Jorida Tabaku: Shënim për një protestë!
Protesta e organizuar nga Sali Berisha
Do shkosh në protestë s'do shkosh në protestë! Kjo ishte pyetja që mu bë parreshtur dje. A thua se kjo protestë bëhej për të ndarë se kush ishte me partinë dhe kush me armikun. "Në fakt për këtë bëhet!", thoshin miqtë e mi.
Po unë që s'kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë! Në protestat e demokratëve duhet shkuar. Për të tjerat ka kohë pas protestës.
Tani që jemi tek të tjerat dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta. Pjesëmarrja ishte e mirë, aq më shumë që nuk jemi në stinën më të përshtatshme për protesta të kësaj natyre, të cilat nuk shkojnë dot përtej një manifestimi partie. Nga numrat nuk mund të kërkoje më shumë, ndërsa nga çfarë u tha dhe u dëgjua nuk mbeti më shumë se sa çfarë është thënë e dëgjuar qysh prej vitit 2013. Madje më pak do të thosha, por nuk po e them për të mos krijuar ndonjë ide të gabuar se po krahasoj protagonistë të ndryshëm.
Mbeti po ashtu e njëjta shije pamjaftueshmërie dhe përsëri sot, njësoj si pas të gjitha protestave të panumërta prej 9 vjetësh, kryeministri është po ai. Demokratët kanë nevojë për protesta, padyshim.
Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo, Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re. Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë. Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar.
Duhet mbledhur mendja për të ndryshuar.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.7%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
Jorida Tabaku?!
PërgjigjuNuk di njeriu i gjorè, nga cili realitet tè vjellè mè parè. Nga ky kryeministèr dhe hajdutèt e tij tè korruptuar qè e kanè bèrè jetèn e shqiptarève njè mynxyrè apo nga Joridat llomotitèse qè kanè "rrèmbyer" flamurin e opozitarizmit dhe kèrkojnè tè shesin pusetat e tyre tè fekaleve, pèr alternativè qeverisèse. Stan i fèlliqur ky uni. Bulmeti, nuk ka si tè jetè ndryshe.
Përgjigju