Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar disa takime ditën e sotme me banorët e mëhallës së Dibranëve ne Tiranë.
Rimbursimi i ilaçeve për përballimin e COVID-it nga pensionistet mungon, ujin e pijshëm e marrin nga autobotët dhe për të tërhequr dokumenta në zyrat e qeverisë, ishin disa nga shqetësimet që banorët i ngritën Tabakut.
Disa pensionistë i thanë Tabakut se sa e pamundur ishte për të marrë rimbursimin e medikamenteve të pandemisë. Banorët dëshmuan po ashtu se edhe pse në mes të Tiranës, në vitin 2021, bashkia e drejtuar për 6 vjet nga Erion Veliaj, nuk u siguron dot as ujin e pijshëm.
Zonja Tabaku i ftoi ata të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj duke i garantuar se ndryshimi është e vetmja mënyrë për t’i mundur hallet e tyre dhe ata që ua kanë shkaktuar ato.
“Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjidhje të problemeve për qytetarët e zakonshëm”, tha zonja Tabaku. Blerja e votës është një tjetër fenomen që banorët vënë në dukje se është i pranishëm dhe Tabaku tha se është e provuar se votat janë blerë nga Partia Socialiste për te deformuar vullnetin e qytetarëve, me qëllim për të vjedhur pushtetin.
e kemi pare ate P Den tende kure ka qene ne pushtet vetem vrau dogji e vodhen me shume se keta ,cfare thua tja japime prape Berishes kete na thua
Përgjigju