Mirel Josa e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Kukësi. Skuadra verilindorë ka mposhtur me rezultatin 4-0 Skënderbeun në Korçë, duke marrë fitoren e tretë radhazi në Superligë. Për Kukësin realizuan Ibrahimi, Limaj ‘dopietë’ dhe Dos Santos.
Sakaq ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Kastriotit dhe Bylisit është mbyllur me shifrat 1-0 në favor të krutanëve.
Komento